KONCEPTE TË SHKURTRA MBI DISA NDALESA – ABORTI –

KONCEPTE TË SHKURTRA MBI DISA NDALESA – ABORTI –

0 1627

1. Ç’është ABORTI?!

– Jeta është dhuratë shumë e çmuar e Zotit, i Cili nga dashuria dhe mëshira e Tij krijoi njeriun dhe ia plotësoi të gjitha kushtet për një jetë të bukur e të lumtur, i dhuroi mirësi të shumta dhe një nga mirësitë e Tij është edhe lindja e fëmijëve, dhuratë, të cilën disa njerëz nuk dinë ta mirëpresin dhe e refuzojnë atë duke menduar s
e “kanë vepruar drejtë pasi që sipas tyre ai fëmijë qoftë mashkull apo femër nuk e ka kohën e duhur për të ardhur në jetë”! Vërtetë, çudi me këta prindër!

– Refuzimi i ardhjes në jetë të fëmijëve bëhet përmes ndërhyrjeve kirurgjikale, e që ndryshe quhet abort, i cili kohëve të fundit është në rritje e sipër. Shumë çifte bashkëshortore e shohin abortin si diçka “në rregull dhe adekuate në kohë të caktuar”, mirëpo harrojnë se edhe embrioni është njeri, i cili ka të drejtë të jetojë dhe t’i shijojë të mirat e Zotit sikurse ata. Embrioni është pronë e Krijuesit, Ai i jep fëmijë meshkuj dhe femra kujt të dojë, dikujt i jep vetëm meshkuj, dikujt i jep vetëm femra, e dikujt nuk i jep fare dhe kompetencën e lejimit të zhvillimit të jetës nuk e ka prindi, por e ka vetëm Krijuesi.

– Andaj me të vërtetë aborti është vrasje në kraharorin e nënës me anë të së cilës prindi padrejtësisht qelizën e gjallë e bën të vdekur, vendin e jetës e bën vend të vdekjes dhe nënën e bën varr për fëmijën. Edhe fëmija e dëshiron freskinë e jetës sikur prindërit e tij, ai përmallohet dhe shpreson kur të vijë në jetë t’i dashurojë dhe respektojë prindërit, ndërsa ata duke e abortuar e shkelin me dy këmbë dhe luajnë me jetën e tij, e ditën e përgjegjësisë si do të “arsyetohen” për masakrimin e fëmijës së pafajshëm, a s’do të meritojnë dënim të ashpër nga Allahu?!

– Të mos i dorëzohen prindërit asnjë sfide të jetës, të mos dëshpërohen e as frikësohen, sepse furnizimi i fëmijës është i garantuar nga Allahu, Ai është Krijuesi, Kujdestari dhe Furnizuesi i asaj foshnje, andaj pasi që fëmija është stoli dhe pasuri e kësaj bote, ruajeni dhe çmojeni atë, sepse prej tij burojnë të mira të shumta. Dhe thojini lamtumirë përgjithmonë abortit sepse mbytja e fëmijës kurrë nuk është zgjidhje për prindërit!

NDALOJE ABORTIN, ZHVILLOJE JETËN !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 624