Ç’ËSHTË AMORALITETI?!

Ç’ËSHTË AMORALITETI?!

0 2737

– Rinia kohëve të fundit po përballet me sfida të stuhishme, ka prej tyre, të cilët integrohen në shoqëri të shëndoshë dhe përparojnë në shumë fusha, mirëpo ka edhe prej atyre që mashtrohen pas kënaqësive të përkohshme dhe degjeneruese dhe si rezultat pësojnë disfatë në shumë rrafshe të jetës. Një nga dukuritë më të përhapura dhe më shkatërruese në mesin e një shoqërie është amoraliteti, i cili i ka gëlltitë shumë të rinj, duke ua dobësuar dhe devijuar moralin e tyre fisnik të trashëguar dhe të kultivuar me shekuj ndër shqiptarë.

– Vërtetë në momentin kur zbehet e rrënohet morali në një popull, zbehet dhe rrënohet i gjithë ai popull! Shumë të rinj i kanë harruar vlerat e tyre të shtrenjta dhe janë bërë imitues të verbër të të huajve. Sot shumë të rinj mendojnë se perspektiva e tyre gjendet në rrënimin e vlerës së turpit, moralit dhe dinjitetit, e sa të shtrenjta janë këto vlera, por ata nuk e dinë! Shumë prej tyre i sakrifikojnë virtytet shpirtërore, të cilat ndikojnë shumë në zhvillimin intelektual dhe moral të njeriut, ata i robërohen kënaqësive të epshit, thërrasin në shthurje amorale (prostitucion), i cili është bërllok i huaj dhe armik i vlerave. Ndërsa popullit tonë ia ka lakmi bota për vlerat e shtrenjta që i ka ruajtur dhe kultivuar me shekuj. Sa e çmuar dhe e lavdëruar është ngritja e popullit për eliminimin e sendeve që e çojnë atë në varfëri morale.

– Sot në botë ndodhin raste të shumta të keqtrajtimit, trafikimit dhe shfrytëzimit të femrës, femra në shumë kultura dhe shoqëri shikohet vetëm si një objekt dhe model i kënaqësisë seksuale, duke harruar se ajo ka statusin dhe dinjitetin e lartë, të cilin ia ka dhënë Zoti i gjithësisë, andaj zhvillojnë industri të fëlliqura, bëjnë organizime, ahengje dhe spektakle amorale, nxisin në veshje provokuese dhe gjithë këtë e quajnë “liri”, sa çudi! Harrojnë se morali i ngritur është fisnikëri dhe dinjitet i një populli dhe e ruan atë nga sëmundjet dhe fatkeqësitë vdekjeprurëse që vijnë si dënim nga Zoti për shkak të mëkatit të fëlliqësirave amorale. Ti ke vlera, mos i humbë ato në tunelet e errëta epshore.

ZHVILLO FAMILJE TË SHËNDOSHË! RUAJE NDERIN DHE ZHVILLOJE INTELEKTIN.

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 596