Ç’ËSHTË MUZIKA?!

Ç’ËSHTË MUZIKA?!

0 5410

– Vërtet njeriu në këtë botë synon t’i arrijë të gjitha kënaqësitë e mundshme, mirëpo harron se kjo botë është kënaqësi e përjetim i shkurtë, të cilat më shumë ofrojnë lodhje e dëshpërim, se sa lumturi e gëzim! Shumë njerëz mashtrohen dhe devijojnë pas shijeve të hidhura që ofron kjo botë, e cila i ngjan një plake të shëmtuar nën vello të zbukuruar e tërheqëse! Një nga tunelet e errëta në të cilën është futur sot një pjesë e madhe e njerëzimit, duke e humbur rrugën e drejtë, është edhe tuneli i “kënaqësive” të rrejshme të muzikës, tunel i errët, në të cilën shumë njerëz e kanë humbur busullën e drejtë.

– Shumë njerëz në botë i kanë pushtuar, gëlltitur dhe robëruar tingujt e muzikës, të cilët kohëve të fundit janë vetëm zhurmë dhe bllokim i trurit e i mendjes, të cilët gjithashtu po i dehin dhe ngurtësojnë zemrat e njerëzve dhe po i zhveshin moralisht e shpirtërisht. Muzika kohëve të fundit e ka bërë njeriun vetëvrasës dhe ia ka rrëmbyer të gjitha vlerat që duhej t’i kishte.

– Është çudi se si ka filluar muzika për herë të parë, sot shumë pak njerëz e dinë se një nga qëllimet dhe arritjet e para të muzikës ishte që me të, njeriun ta vendosë në agoni, gjumë, dhe ta bëjë që t’i harrojë të dashurit e tij nga gurbeti, ende edhe sot mjerisht muzika këtë rol e luan, sepse shumë shoqëri muzika i ka vënë në gjumë të thellë dhe i ka bërë që ta harrojnë Krijuesin e tyre duke i larguar nga dashuria ndaj fjalëve të Tij, ndaj të cilave nuk mund t’u bëjë asnjë këngë apo veprimtari muzikore konkurrencë në asnjë vlerë! Andaj njeri i arsyeshëm është ai, i cili e flladit dhe freskon trurin, zemrën dhe shpirtin e tij me fjalën e Allahut, e jo me këngët e gënjeshtrës dhe mashtrimit, të thurura nga njerëz të padrejtë e të ligë të shoqërisë, e që janë këngëtarët, të cilët për para dhe famë me dinakëritë dhe poshtërsitë e tyre i joshin dhe i robërojnë shumë zemra të pafajshme e të thata.

– Muzika njeriut ia dobëson kujtesën, ia errëson zemrën, ia humbë ndjenjat, e largon nga fjalët e Allahut, e bën rob të varur pas parasë dhe epshit, ia shkatërron ekonominë, ia merr shpirtit të tij gjallërinë, ia ulë nivelin intelektual dhe e bën atë të çoroditur.

TA ELIMINOJMË MUZIKËN, QË TA STABILIZOJMË SHPIRTIN !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576