ÇKA MBJELL, KORRË!

ÇKA MBJELL, KORRË!

0 2625

– Një njeri i vjetër në moshë dhe me trup të lodhur është shtrirë në spital. Për çdo ditë e viziton një djalosh dhe ulet me të më shumë se një orë. I ndihmon në hajen e ushqimit dhe pastrimin e tij, shpesh e shëtitën nëpër kopshtin e spitalit dhe nuk ndahet ai vetëm pasi që e sheh se është qetësuar dhe gjendja e tij është stabilizuar.

– Një ditë nga ditët motra medicinale hyri në dhomën e tij që t’ia jep barnat dhe ta përcjell gjendjen e tij shëndetësore dhe i tha: “Mashalla, a është ky i biri?!

– Plaku shikoi kah ajo dhe nuk foli gjë, i mbylli sytë dhe në vetvete tha: ” Ah, sa mirë kishte qenë të ishte i biri im … Ky është një jetim i lagjes ku jetonim unë dhe gruaja më herët. Një ditë nga ditët e takova duke qarë te dera e xhamisë dhe e kuptova se prindi i tij kishte ndërruar jetë dhe e kish lënë të vetëm. Kur e pashë në këtë gjendje u mërzitë për të dhe ika dhe i bleva ëmbëlsira dhe nga ajo ditë më nuk e kam takuar asnjë herë.

– Mirëpo kur e kuptoi se unë dhe gruaja jemi të vetëm pa fëmi vjen na viziton për çdo ditë që ta përcjell gjendjen tonë. Kur e vërejti se unë u plaka dhe trupi mu dobësua e mori gruan time tek ai në shtëpi kurse mua më solli në spital për kurim. Kur e pyeta se pse o biri im kujdesesh kaq shumë për ne?

– U buzëqesh dhe më tha: “O axhë, shija e ëmbëlsirës që ma dhurove ende është prezente në gojën time”.

– Një poet thotë:

E mbjelli të mirën … edhe nëse nuk është në vendin e vet.

E mira nuk humbet … kudo që mbjellët.

E mira …  edhe nëse zgjat koha.

Atë nuk e korrë … vetëm se ai që e mbjelli.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593