HALIME, ALLAHU TË MËSHIROFTË!

HALIME, ALLAHU TË MËSHIROFTË!

0 1659

Një motër muslimane franceze e cila emigroi për hir të Allahut ndërroi jetë këto ditë!

Kjo motër muslimane u sprovua me sprova të ndryshme dhe të llojllojshme dhe ishte shembull në durim dhe në kërkimin e kënaqësisë së Allahut. E pranoi Islamin në moshë të re dhe për këtë arsye familja e saj e larguan nga shtëpia. I morri rrobat e saj dhe doli nga shtëpia me shpresë së do të gjen strehim në një vend tjetër dhe Allahu ia mundësoi të martohet me një Algjerian i cili ishte emigrant në Francë, mirëpo familja e saj e lajmëruan në organet shtetërore dhe shteti e akuzoi se është terrorist dhe e larguan nga Franca. U detyrua që ta shkurorëzon gruan e tij kurse ajo për hir të Allahut u shpërngul në Egjipt. Me vete nuk posedonte as të holla e as pasuri dhe nuk e kishte askënd përveç se Allahut të Madhëruar. Jetoi me vite të tëra nga lëmoshat e njerëzve, e mësoi përmendsh një pjesë të madhe të Kuranit dhe u përshkruante me cilësi të larta fetare dhe njihej si adhuruese e madhe.

Allahu pas një kohe ia mundësoi të martohet me një djalë Algjerian i cili jetonte në Egjipt dhe gjendja e tij ishte e njëjtë si e gruas së vet, nuk posedonte asgjë nga kjo dynja. Kjo nuk ishte pengesë për motrën franceze ta vazhdon kërkimin e diturisë dhe ta mëson Kuranin përmendësh dhe të prezanton nëpër ligjërata dhe të merë pjesë në thirrjen në fenë e Allahut.

Allahu i furnizoi me një djalë dhe dita e lindjes së tij ishte dita më e lumtur e jetës së saj mirëpo caktimi i Allahut ishte që fëmija pas dy ditë lindjeje të vdes. Ajo aspak nuk u zemërua nga ky caktim i Allahut por ishte e kënaqur me caktimin e Tij dhe e falënderonte Allahun shumë. Pas një periudhe e lindi një vajzë mirëpo pas një muaj lindjeje Allahu ia mori shpirtin nënës së fëmijës, pra motrës franceze.

Pas vete nuk la pasuri e as të holla po e la një vajzë e cila ishte gjëja më e shtrenjtë që e posedonte. Ia lanë xhenazen dhe e qefinosen disa gra të ndershme kurse e varrosën burri i saj dhe xhemati i një xhamie të cilët kur e kuptuan se nuk kishte as familje as të afërm, ia falën xhenazen dhe prezantuan në varrimin e saj.

Allahu qoftë i Lartësuar! E huaj në kufër pastaj e huaj në Islam në shtëpinë e familjes së saj, pastaj e huaj pasi që e larguan familja e saj nga shtëpia, pastaj padrejtësi e divorc dhe shpifje, pastaj emigrim nga vendi i kufrit në një vend ku nuk e njihte askënd edhe atë e varfër pa pasuri. Pastaj u sprovua me një sëmundje të keqe nga e cila më vonë u shërua, pastaj vdiq fëmiu i saj e pastaj vdiq ajo papritmas. E huaj kur iu la xhenazja e huaj gjatë vdekjes e pastaj e huaj në “varrezat e lëmoshës”.

E gjithë kjo vetëm se për ta kënaqur Zotin e saj, për arsye se tek ajo depërtoi drita e besimit dhe ia ndriçoi zemrën dhe e kuptoi se ia vlen të sakrifikosh çdo gjë për Allahun dhe për fenë e Tij.

E lus Allahun që ta shpërblen me Xhenetin më të lartë për durimin e saj dhe shpresën e shpërblimit tek Allahu dhe për kënaqësinë e saj me caktimet e Allahut dhe e lus Allahun që ta ringjall me durimtarët Ditën e Kiametit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 586