– Katër gjëra e sëmurin trupin:
- Të folurit e tepërt. 2. Gjumi i tepërt.
- Të ngrënit e tepërt. 4. Bërja e marrëdhënieve seksuale e tepërt.
– Katër gjëra e lodhin trupin:
- Shqetësimi. 2. Pikëllimi.
- Uria. 4. Pagjumësia.
– Katër gjëra e sjellin riskun:
- Namazi i natës. 2. Bërja e istigfarit shpesh.
- Dhënia e lëmoshës. 4. Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje.
– Katër gjëra e ndërpresin riskun:
- Gjumi i mëngjesit. 2. Mos falja e namazit nafile shpesh.
- Përtacia. 4. Tradhtia.
– Katër gjëra e zbehin fytyrën dhe e largojnë shkëlqimin:
- Gënjeshtra. 2. Paturpësia.
- Pyetjet e tepërta pa dituri. 4. Gjynahet e tepërta.
– Katër gjëra ia shtojnë fytyrës shkëlqimin:
- Devotshmëria. 2. Realizimi i premtimeve.
- Bujaria. 4. Sjellja e mirë.
(Imam ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë.)
Nga arabishtja: Irfan JAHIU