- Ceke një nga emrat e Allahut?
– El Halim (i Buti).
- Ceke një nga emrat e Allahut)
– El Letif (Bamirës).
- Si quhet gruaja e Abasit (mixhës së pejgamberit alejhi selam)?
– Lubabe el Hilalije.
- Si quhet nëna e Halid ibn Velidit?
– Lubabe bintil Harith.
- Kush është çelësi i Xhenetit?
– Fjala La ilahe ilAllah (Nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë pos Allahut).
- Cila është fjala më e mirë që thirrën të gjithë pejgamberët e Allahut në të?
– La ilahe ilAllah.
- Cila është nata më e mirë?
– Nata e Kadrit.
- Ceke një nga emrat e Allahut?
– El Kerim (Bujari).
- E kundërta e koprracisë?
– Bujaria.
10.Si quhet njeriu i cili pretendon se e dinë të ardhmen?
– Sihirbaz.
11.Prej emrave të Kur’anit është edhe….?
– El Kitab (Libri).
12.Cila sure zbriti pas sures el Maun?
– Sureja el Kafirun.
13.Për kë zbriti Allahu këtë ajet: ” Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu, dhe atë që e mallkon Allahu, atij nuk do t’i gjindet ndihmues.”(Nisa: 52).
– Ky ajet zbriti për Ka’b Ibn Eshrefin.
14.Prej pesë krijesave që lejohen të mbyten në Qabe dhe kudo që i sheh, njëra nga to është edhe…..?
– Qeni i tërbuar.
15.Cila është sureja më e shkurtër në Kur’an?
– Sureja el Keuther.
16.Cili është ajeti të cilin nëse e lexon muslimani pas çdo namazi farz, nuk e pengon hyrjen e tij në Xhenet asgjë pos vdekjes?
– Leximi i ajetul Kursisë.
17.Përmende një lum nga lumenjtë e Xhenetit?
– Lumi el Keuther.
18.Cili është ajeti më madhështor që gjendet në Kur’an?
– Ajetul Kursij. (Shiko: El Bekare: 255)
19.Si quhet djali i Nuhit, alejhi selam, i cili u mbyt nga tufani dhe vdiq si pabesimtarë?
– Ken’ani.
20.Kush e vrau Musejlemen (gënjeshtari i cili e shpalli veten pejgamber)?
– Vahshij bin Harbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.