KËRKIMI I RISKUT

KËRKIMI I RISKUT

0 6570

Kërkimi i riskut

Ata të cilët e kërkojnë riskun nga krijesat janë të shumtë, e kërkojnë të mëdhenjtë e të vegjlit, të gjithë mendojnë rreth tij, prandaj edhe shumica e mërzive dhe shqetësimeve për të cilat bisedohet më së shumti, ose rreth të cilës njerëzit i sjellin bisedat dhe përpjekjet e tyre është: risku, kurse besimtari i mençur është ai i cili e kërkon riskun nga Er-Rezaku – Gjithëfurniuzuesi.

Dije o robi i Allahut se atë të cilën e ke risk do të vijë te ti, edhe poqëse ti je i dobët, e atë të cilën nuk e ke risk nuk mund ta marrësh edhe poqëse je tepër i fortë. Prandaj mos e humb shumë kohën duke e pasur frikë riskun, përderisa nuk të ka ardhur exheli risku do të vijë pa dyshim. Allahu thotë: “Nuk ka krijesë në tokë e që s’i vjen risku nga Allahu dhe Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes) të gjitha janë në librin e njohur (Leuhi mahfudh).”1

Disa prej selefit kanë thënë: “Mbështetu në Allahun do të vijë risku pa lodhje dhe mundim.” Poashtu çdo rob duhet të jetë i kënaqur me riskun që ia jep Allahu.

Omer ibn Abdulazizi ka thënë: “Ndërmjet riskut dhe robit ka një pengesë e ajo është: në qoftë se robi është i kënaqur në veten e tij do ti vijë risku, e poqëse nuk është i kënaqur atëherë nuk i shtohet risku.”

Ai i cili i shikon ata që kanë më pak se ai në çështje të dunjasë, atij i mbushet zemra e tij me pasuri, kurse në të kundërt duhet ti shohë çështjet e ahiretit. Kur ta shohë dikën se është më i devotshëm në vepra se ai, atëherë duhet të mërzitet për këtë dhe të garojë me të devotshmit në këtë drejtim.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shikoni në ato që janë nën ju në çështjet e dunajsë, ndërsa për çështjet e fesë shikoni ata që janë mbi ju.”2

Prandaj mbështetu fortë në Allahun me zemrën tënde kur ta kërkosh riskun, duke nxituar me gjymtyrët tua, si dhe duke u mbështet në Allahun Bujarë. Prandaj ki kujdes mos nxito në fitimin e pasurisë, sepse ndoshta ajo të nxjerr nga kufijtë e mbështetjes së shëndoshë ndaj Allahut. Edhe në qoftë se Allahu ta mbyll një derë ti hap dyert tjera, më të dobishme për ty e kjo është prej urtësisë së Tij. Prandaj ai i cili dëshiron të jetë njeriu më i fortë le të mbështet në Allahun Fuqiplotë, gjithashtu ai i cili dëshiron të jetë më i pasuri le ta dijë se ajo që është në dorë të Allahut është më e vlefshme se ajo të cilën e ka në dorën e tij.

Përgaditi: Nexhat Ceka

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 582