POROSITË E DIJETARËVE GJATË SPROVAVE DHE PAQARTËSISË SË GJËRAVE

POROSITË E DIJETARËVE GJATË SPROVAVE DHE PAQARTËSISË SË GJËRAVE

0 3261

(RUAJE GJUHËN, FRENO DORËN TËNDE DHE ANGAZHOHU ME PËRMIRËSIMIN E BRENDËSISË TËNDE)

Këto tre porosi janë këshilla të nxjerra prej Kur’anit dhe Sunnetit të cilat i ka thënë Shejhu i lexuesve të Kur’anit dhe muhadithinëve, Hafidhi i Kufës, Zahidi që diturisë ia bashkëngjiti punën, njëri prej gjashtë personave që e kanë ruajtur diturinë e trashëguar prej Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, Sulejman ibën Mihran El A’mesh (Ali ibën El Medini ka thënë: Diturinë e ummetit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem,e kanë ruajtur këto burra: Amër ibën Dinar në Mekke, Zuhriu në Medine, Ebu Is-hak Es-Sebi’i dhe A’meshi në Kufe, Katadeja dhe Jahja ibën Ebi Kethiri në Basra. Tarih Bagdad 9/9)

Imam ‘Ixhliu rrëfen: Në kohë kur në Kufe ndodhi fitneja El Hasen ibën Hurri tuboi dijetarët e Kufës që të shkruajnë një këshillë për njerëzit. Në mesin e tyre ishte edhe A’meshi i cili i tha tre fjalë të cilët dijetarët e tjerë i konsideruar të mjaftueshme. Tha: All-llahu e mëshiroftë njeriun i cili ruan gjuhën e vet, frenon (nga e keqa) dorën e vet dhe angazhohet me përmirësimin e brendësisë e vet. Pastaj urdhëroi që të shpërndahen njerëzit sepse i urrente tubimet e gjata. (Tarih Dimeshk 13/56)

Nuk ka libër prej librave të hadithit e që mos të përmban në vete hadithe që flasin për sprovat dhe çrregullimet. Këtë e dëshmojnë edhe librat bazë: Buhariu, Muslimi, Suneni i Ebu Davudit Suneni i Tirmidhiut dhe shumë tjerë.

Për shembull: Në librin e Buhariut kemi libër me titull Libri i çrregullimeve, Kaptina: Çfarë na është transmetuar për fjalën e Allahut, subhanehu ue teala: “Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër! (Enfal, 25) dhe si i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ua tërhiqte vëmendjen besimtarëve për çrregullimet .

Për këtë shkak ne në këtë kohë, koha e sprovave dhe rrëmujës, kemi nevojë që të ndalemi me këto ajete dhe hadithe që janë shpallur për këtë dhe të marrim mësime dhe rregulla që do ta na e mundësojnë ta shpëtojmë vetën prej tyre. Këtë na e siguron vetëm libri i Allahut dhe Sunneti i Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem.

Abdur-Rahman ibën Ebza, rahimehullah, rrëfen: Kur ndodhi rasti i Uthmanit, radijallahu anhu, e pyeta Ubejj ibën Ka’bin, radijallahu anhu: O Ebu Mundhir ku është rrugëdalja? U përgjigj: Në Librin i Allahut, atë që e ke të qartë vepro sipas saj atë që se ke të qartë pyeti dijetarët. (Et-Tarih El Evsat 1/64 me sened të saktë)

Udhërrëfyes i mirë është edhe udhëzimi i Sahabeve të cilit përjetuan gjitha sprovat që filluan me vrasjen e halifës së drejtë Uthman ibën Affani, radijallahu anhu.

Thotë Imam Ahmedi, rahimehullah: Na ka treguar Ismaili i cili ka thënë: na ka rrëfyer Ejjubi prej Muhammed ibën Sirinit: Filloi fitneja në kohë kur numri i sahabëve ishte dhjetë mijë. Numri i tyre në të (në fitnen) nuk u pakua as për njëqind bile as për tridhjetë. (El ilel ve ma’rifetur-rixhal 3/182 dhe Ahbarul Medine 2/281)

Për këtë shkak mendoj se zbatimi i këshillave që i përmendëm është kështjellë që i siguron mbrojtje besimtarit nga fitnet që hutojnë dhe ngatërrojnë edhe kërkuesit e diturisë.

Nëse nuk e praktikojmë këshillën e parë (ruajtja e gjuhës) do të gjykojmë për gjëra për të cilat Umer ibën El Hattabi i kishte tubuar as’habët që ishin pjesëmarrës në luftën e Bedrit dhe kishte falur namazin e Istihares një muaj me radhë.

Mospraktikimi i këshillës së dytë (frenimi i dorës) ndoshta do të shkakton derdhjen e gjakut të muslimanëve të pafajshëm për shkak të dyshimit dhe paragjykimeve.

Nëse fillojmë të angazhohemi me vetveten do të nxjerrim përfundim se nuk kemi kohë për asgjë tjetër…

Por përkrah kësaj duhet të kuptojmë disa gjëra:

  • Ruajtja e gjuhës për shkak të fitnes nuk d.m.th. heshtje kur flasin ata që përhapin dyshime dhe shprehin arrogancë ndaj dispozitave të Allahut dhe ndaj Sunetit të Resulullahut. Qartësimi i së vërtetës në këtë rast është i domosdoshëm.
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është edhe mos-shpjegimi i ligjshmërisë së xhihadit dhe faktin se ai është pika kulmore e Islamit.
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është të anashkalojmë theksimin e obligimit për solidaritetit mes muslimanëve dhe qëndrimit të drejtë ndaj mosbesimtarëve
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit e të keqes
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është toleranca ndaj bidateve dhe besëtytnive dhe qëndrimi indiferent ndaj lëvizjeve shkatërruese siç është laicizmi

Qartësimi i këtyre çështjeve është një prej obligimeve më të rëndësishme në këtë kohë kur armiqtë e Islamit mundohen që të fshijnë Islamin duke e paraqitur si armik i përparimit, fe që promovon terrorizmin, fe që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe respektimin e të tjerëve.

Për këtë shkak rreziku me i madh është mosnjoftimi i të rinjve me çështjet e fesë në baza të shëndosha që mbështeten në Kuran dhe Sunetin e pastër. Për këtë shkak që të gjithë duhet të angazhohemi me punë të zellshme dhe me gjithë potencialet që i posedojmë për t’ua qartësuar muslimanëve fenë e tyre. Kështu do të fitojmë nderin që të shërbejmë fenë e Allahut.

Në fund lus Allahun, subhanehu ue teala, që të na mbron nga fitnet që duken dhe nga ato që nuk dukën. Amin

Autor: Dr. Ali Abdull-llah Es-Sajjah

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 581