Para se ta falish namazin, a ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke e dëgjuar ezanin, se i Gjithëfuqishmi i qiejve dhe I tokës të thërret për ta takuar Atë në namaz.
A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke marrë abdes, se ti je duke u përgatitur për ta takuar Mbretin e Mbretërve.
A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke e thënë tekbirin fillestar, se ti je duke u futur nën strehimin e Tij dhe je duke iu drejtuar Gjithëdëgjuesit dhe të Dijshmit.
A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke e lexuar suren Fatiha në namaz, se ti je në një dialog të posaçëm mes teje dhe Zotit tënd.
A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke i bërë lëvizjet në namaz, se një numër që e din vetëm se Allahu nga melekët janë të përulur në ruku dhe të tjerët në sexhde edhe atë me mijëra vite rreshtazi.
A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je në sexhde, se vendi më madhështor dhe më i mirë ku mundet të jetë një njeri është sexhdeja, ku aty je më së afërmi më Zotin tënd, i cili është Një dhe i Pashoq.
A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke dal nga namazi me selam, se ti je duke u përmalluar fort për takimin e radhës me Mëshiruesin Mëshirëplotin.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU