14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

POZITA E MORALIT TEK GJENERATAT E ARTA 1/3

Jahja ibn Muadh Rrazi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Morali i keq është një gjë që e dëmton besimtarin dhe nuk i bën dobi edhe nëse besimtari bën shumë vepra të mira, ndërsa morali i mirë është një gjë pozitive që i bën dobi muslimanit dhe nuk e dëmton muslimanin edhe nëse ka vepra të këqija”.

Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Ҫdo ndërtesë ka baza e veta, dhe baza e islamit është morali  i mirë .”
Atau, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk është ngritur lart dhe  nuk do të ngritet askush, përpos se me moral të lartë, dhe nuk ka arritur ndokush plotësimin e moralit të lartë përpos mustafas Muhamedit alejhi selam, prej krijesave që do të jenë më afër Allahut azze ve xhel, me pozitë të lartë, do të jene ata që kanë moral të mirë.”
Ibnul Mubareku, Allahu e mëshiroftë, e shoqëroi në një udhëtim një njeri me moral të keq, ecnin së bashku dhe ndihmonin njëri tjetrit në bartjen e gjërave, dhe kur u nda prej tij ibn Mubareku filloi të qajë, e pyetën pse po qanë o ibn Mubarek, tha: Po qaj si mëshirë dhe rahmet për te, unë realisht e braktisa mirëpo morali i tij i keq mbeti me të dhe ai nuk e braktisi atë.”
Ebu Asim, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush kërkon të studion shkencën e hadithit, le ta dije që ka marrë gjënë më të lartë në punët  e dynjasë, dhe me këtë rast obligohet të jetë prej njerëzve më të mirë.”
Ebu Zekerija el Anberiji, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Dituria pa edukatë (moral) është sikur se zjarri pa dru, dhe edukata pa dituri është sikurse shpirti pa trup.”
Imami ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë Ka thënë: “Moralin që e posedon njeriu është një prej gjërave që e bëjnë të lumtur dhe e shpëtojnë njeriun, ndërsa edukata e mangët e njeriut është shkak për mjerimin dhe shkatërrimin e tij, nuk ka mall të importuar  më të mirë në dynja dhe ahiret sesa edukata e mirë, dhe ky mall nuk humbet ndryshe përpos se përmes edukatës së mangët”. (Medarixh es salikin vëllimi 2 faqe 442).
Abdullah ibn Muaberku, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush nuk kujdeset për moralin, dënohet me privimin nga veprimi i suneteve, kush privohet nga veprimi i suneteve privohet nga veprimi i çështjeve parësore (obligative), kush privohet nga veprimi i gjërave parësore, atëherë privohet nga mësimi i diturisë”. (Medarixh es salikin vëllimi 2 faqe 433, të autorit ibn Kajim Allahu e mëshiroftë).
Kështu pra, kanë qenë selefët, na kanë këshilluar që të kemi kujdes më së shumti ndaj moralit se sa ndaj diturisë.
I ka thënë Imam Maliku një djaloshit prej fisit Kurejsh -“O djali vëllaut tim! Mësoje ahlakun (moralin) para se të fillosh kërkimin dhe mësimin e diturisë”.
(Hiljetul evlija, (6/330)

Abdullah ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse më përshkruhet mua për një njeri i cili posedon diturinë e të parëve dhe të mëvonshmëve, nuk ndiej shumë keqardhje nëse ai vdes dhe s’kam mundur të e takojë fare, ndërsa nëse dëgjoj për  një njeri  që ka moral të lartë, shpresoj takimin me të dhe ndiej keqardhje nëse vdes dhe nuk kam patur mundësi të takohem me të.”
(Tedhkiretus sami vel mutekelimi 3)
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra secili nga ju shihni se kë po shoqëroni”. (Hadithi sahih).
(Transmeton Ahmedi (2/334), Ebu Davudi (4833), Tirmidhiu (2378).
Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih Imam Albani Allahu e  mëshiroftë dhe ka thënë Shejh Shuajbi se isnad (zinxhiri i hadithit) i këtij transmetimi është i mirë.

Dhe ja, në shumë mënyra të ndryshme na bëhet neve e qartë se si ishte niveli i interesimit të selefëve në pajisjen e vetvetes me moral, para pajisjes me dituri, për shkak se, ata e dinin që ai i cili pajiset me moral të lartë është shenjë që mundet të zotërojë edhe diapazon të lartë të diturisë”.

Vazhdon….

Autor-Hatib el Bagdadi Allahu e mëshiroftë
Përktheu; Suad Shabani
Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...