KUSH ËSHTË I PASUR E KUSH FUKARA?!

KUSH ËSHTË I PASUR E KUSH FUKARA?!

0 1463

Një ditë nga ditët, një pasanik e mori të birin e vet dhe udhëtuan në drejtim të një shteti të varfër, me qëllim që ta sheh i biri se si jetojnë fukarat. Atje i kaluan disa ditë e net, edhe atë në një fermë së bashku me një familje të varfër. Gjatë kthimit nga udhëtimi, e pyeti prindi të birin:

Si ishte udhëtimi? – I biri iu përgjigj: Udhëtimi ishte i mrekullueshëm. – A e vërejte se si jetojnë fukarat, o biri im?! – Po, iu përgjigj i biri.

Atëherë biri im, më trego se çka mësove nga ky udhëtim?! – I biri tha:

E pash se ne e posedojmë një qen, kurse ata i posedonin katër.

Ne kemi liqen në mesin e kopshtit tonë, kurse ata kishin përrua i cli nuk ka fund.

Ne kemi vendosur fenerë ta ndriçojnë kopshtin tonë, kurse ata kishin yje në qiell që u bëjnë dritë.

Muri i shtëpisë sonë përfundon tek kopshti, kurse ata nuk kishin aspak mur, i rrethonte horizonti.

Ne posedojmë hapësirë të vogël ku jetojmë në të, kurse ata posedonin hapësira që i tejkalonin ato fusha.

Ne kemi shërbëtorë të cilët na shërbejnë, kurse ata e shërbenin njëri-tjetrin.

Ne e blejmë ushqimin, kurse ata hanin nga ajo që vet e mbjellin.

Ne posedojmë mure të larta të na mbrojnë, kurse ata kishin shokë që i mbrojnë.

– Prindi i djaloshit mbeti pa tekst nga këto fjalë dhe i biri i tij në fund i tha: O babai im, të falënderojë që ma mundësove ta shoh se ne sa jemi fukara.

A nuk e sheh këtë tregim si shembull të mrekullueshëm për ta medituar?! Të vetëdijeson ta falënderosh Allahun e Madhëruar për të gjitha ato begati që ti ka dhuruar … në vend se të pikëllohesh dhe të mendosh për ato që nuk i posedon!!

Ty të mbetet t’ia dish vlerën gjërave që i posedon, dhe në fund ta vërtetosh se  kush është i pasur e kush i varfër!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576