DYNJAJA ËSHTË MBJELLJE PËR AHIRET

DYNJAJA ËSHTË MBJELLJE PËR AHIRET

0 1669

Jeta e njeriut në këtë botë është e kufizuar si dhe grada yte në ahiret e tëra varet nga këto ditë që je duke jetuar. Poqëse sot vepron mirë nesër do të jesh prej të lumturve, mirëpo poqëse të mashtron jeta e kësaj bote dhe vërsulesh pas saj, do të pendohesh shumë në ahiret, ku do të jetë shumë vonë, madje Allahu e cek se ti do të jesh peng i veprës tënde në ditën e llogarisë: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar.”1

Ti nuk e din se kur mund të të vizitojë meleku i vdekjes, kur do ta marrë shpirtin, ndërsa të afërmit dhe të dashurit e tu rreth teje pasi të të varrosin shumë shpejt do të harrojnë, pasi që si zakonisht ato do ti kthehen dunjasë së tyre, e kjo do ti bëjë që të harrojnë të bëjnë së paku një dua për ty. Ky është ligji i Allahut në këtë botë, pra njerëzit të harrojnë shpejt! Për shembull merre veten dhe mendo se kur je lutur ti për gjyshin e babait tënd, të cilin nuk e ke shumë të largët. Madje pikërisht ky gjyshi yt është shkak që ti ke ardhur në këtë botë dhe nëse nesër ti trashëgohesh më nipna dhe me mbesa mos harro se edhe ato pasi të të varrosin do të të harrojnë shumë shpejt dhe nuk do të luten për ty. Prandaj kur të kuptosh se njerëzit do të harrojnë ty dhe nuk do të luten për ty, bën sa më shumë punë të mira, mundohu të trokasësh në çdo derë të hajrit që gjendet në dunja, se ndoshta ndonjëra prej tyre të afron te Zoti yt në ahiret.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Nexhm: 39.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 591