Ekziston dallim mes atij që e fal namazin për tu rehatuar me të dhe mes atij që e fal namazin për tu rehatuar nga ai …!!
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i thoshte Bilalit: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz”.
Kurse sot disa nga njerëzit thonë: O imam, fale namazin të rehatohemi sa ma shpejt nga ai.
Nëse një ditë nga ditët të ngushtohen punët e dynjasë dhe nuk mundesh t’i dalsh ballë dhembjeve dhe mundimeve …
Nëse të kanë kapluar pikëllimi dhe mërzia dhe ndjen se ke nevojë për ankesë dhe nuk e di kujt ti ankohesh …
Rikujtoje se ke Zot, Mëshirues, i cili i dëgjon ankesat e tua dhe i përgjigjet thirrjeve tua.
Rikujtoje fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com