I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Një dërhem është më i vlefshëm se njëqind mijë dërhem. Sahabët,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- të habitur thanë: E si është e mundur kjo o i Derguari i Allahut? Tha,- salallahu alejhi ve selem!,-: “Një person kishte vetëm dy dërhemë, e dha sadaka njërin prej tyre, ndërsa një tjetër shkoi tek pasuria e tij e shumtë, mori prej saj njëqind mijë dërhem dhe i dha sadaka”.[1]
Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- ishte i mendimit se është në dobi të Davetit është që të heqësh dorë nga praktikimi i një Suneti dhe të mos jesh strikt në zbatimin e tij(sunetit), derisa të kalosh në një fazë kur të ofrosh kah vetja xhematin dhe të ngrisish nivelin e tyre dhe inshallah do të bëhet e mundur për ata (njerëzit) që ta pranojnë nga ti zbatimin e këtij Sunetin në mënyrë më të lehtë më vonë sesa në fillimin e davetit tënd “.
Dhe vërtetë , Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- na dha një shembull për këtë: Se i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- hoqi dorë nga rrëzimi i Qabes për hir të dobisë dhe largimit të dëmit . Dhe kjo është një çështje që duhet vepruar për hir të parandalimit të dëmeve më tw mëdha të cilat do të vinin si pasojë e rrëzimit të saj dhe rindërtimin e saj – pra i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- i tha Aishes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “Oj Aishe! Sikur të mos ishte më mirë ky veprim për popullin tënd që sapo e kanë lënë Shirkun, unë do ta kisha rrëzuar Qaben dhe do ti kisha shtuar një pjesë toke (d.m.th. do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit,- alejhi selam!), dhe do ti kisha bërë dy dyer – derën Lindore dhe derën Perëndimore – dhe do t’i kisha shtuar gjashtë kubikë (d.m.th. gjysëmrrethi, zona e rrethuar me mur e quajtur Hixhër (dhoma) e Ismailit). Sepse vërtetë Kurejshët e shkurtuan atë kur ndërtuan Qaben.”
Gjithashtu ,Shejhul-Islam Ibn Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Ai që bën davet për Allahun në një vend të xhehlit dhe mëkatit , nuk ka problem nëse i merr gjërat pak nga pak gradualisht. Ai duhet të eci gradualisht në davetin e tij dhe nuk duhet ta sjellë të gjithë Islamin përnjëherë (sunete, farze, ndalesa, pëlqyera, papëlqyera, etj) dhe tija paraqesë një populli të devijuar.”
Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thenë: “Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- kur shihte diçka që i pëlqente ai thoshte: Falënderimi i takon Allahu që me dhuntitë e tij plotësohen të mirat. Ndërsa kur shihte diçka që e urrente thoshte: Falënderimi i takon Allahut çdo gjendje.” [2]
Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Umeti Islam janë të një zëri se: Kujt i bëhet i qartë Suneti i Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- prej atij qartësimi më nuk i lejohet të braktisë sunetin e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- për fjalë të askujt tjetër.”
Imam Euzaiu,- Allahu e mëshiroftë!- , ka thënë: “Mbaje dhe stopoje veten me durim në Sunet, qëndro aty ku kanë qëndruar të parët tanë dhe thuaje atë që kanë thënë ata dhe përmbaju (mos e thuaj) asaj që i janë përmbajtur, dhe shko hap pas hapi rrugës së Selefëve (të parëve) tanë të mirë dhe do e shohësh se ka për të mjaftuar ajo që u mjaftoi atyre!”.
Fudajl ibën Ijadi,- Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kurrë mos të mashtroje fakti se haku (e vërteta, suneti) ka pak pasues dhe si rrjedhojë e kësaj ti të largohesh prej tij, njashtu mos u mashtro nga numri i madh i pasuesve të së kotës (bidatit), epsheve, dëfrimeve, dhe tu bashkëngjitësh atyre”.
Sufjan Theuriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Shembulli i dijetarit është i njëjtë me atë të mjekut, i cili nuk e vendos ilaçin vetëm se në vendin e sëmundjes.” [3]
Jahja bin Muadh,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Armiqtë e njeriut janë tre:
1. Dunjaja
2. Shejtani
3. Dhe vetja e tij
Imam Sufjan Theuriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Dituria fillon me heshtje, pasohet me dëgjim, mësim përmendësh, futja e mësimit në veprime dhe në fund fillon përhapja e diturisë.”
Sehl bin Abdullah,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Bazat tona janë gjashtë:
1. Të kapurit pas Kuranit
2. Pasimi i Sunetit
3. Ngrënia e hallallit
4. Të përmbajtur nga dëmi (padrejtësia) dhe largimi nga gjynahet
5. Pendimi
6. Përmbushja e të drejtave .[4]
Sufjan bin Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kush mendon se është më i mirë se të tjerët vetëm se është bërë mendjemadh (arrogant). E njëjta gjë ndodhi edhe me Iblisin. Atë nuk e ndaloi që ti binte në sexhde Ademit,- alejhi selam!,- vetëm se mendjemadhësia e tij.” [5]
Omer ibën Hatabi,- Allahu e mëshiroftë!,- gjendej në momentet e vdekjes dhe para dhënies shpirt sytë e tij nuk pushonin së lotuari.”
Ndërsa, gjuha nuk i ndalej nga fjalët:”O Zot, o Zot, namazi! Nuk ka hise në Islam pa namaz. Ai që kujdeset ndaj namazit, Allahu do të kujdeset për të, e ai që e harron namazin, Allahu do ta harrojë atë.”
Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë ”Kërkohet nga ne që mos të shohim se çfarë pozite kemi tek njerëzit, por të shohim pozitën që kemi tek Allahu.”
“Përmendja e Allahut para ngrënies (thënia bismilah) është vaxhib. Nëse njeriu e le atë (nuk e thotë) ai është gjynahqarë dhe shejtani e shoqëron atë gjatë ngrënies.”
Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Ishte Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ai që nuk dilte prej shtëpisë së tij në ditën e Fitër Bajramit derisa të hante disa hurma, e i hante ato numër tek. Kurse përsa i përket që të hash vetëm një hurmë, me këtë nuk ia ke qëlluar Sunetit, ngase teksti hadithit thotë: “derisa të hante hurma (“teserat” shumësi i fjalës “temër”)”.
Nisur nga kjo duhet patjetër që të fillohet me tri hurma dhe më shumë, ose pesë, ose shtatë, ose nëntë ose njëmbëdhjetë. E rëndësishme është që të hahen hurma dhe të përfundojë ngrënia me numër tek.”[6]
I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- në ditën e Arafatit, gjatë Haxhit Lamtumirës. Ai tha: “Kijeni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja sepse ju i keni marrë ato si amanet nga Allahu dhe juve u është bërë e lejuar që të keni marrëdhënie intime me to nga Allahu.”
Ai ka thënë gjithashtu: “Kijeni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja pasi ato janë ndihmëset tuaja.”
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: “Cilin e konsideroni ju të falimentuar?” Ata thanë: “Ai që nuk ka dërhem dhe nuk ka asgjë në zotërim.” Ai,- alejhi selam!,- tha: “Me të vërtetë, i falimentuar nga Umeti im është ai që do të vijë Ditën e Gjykimi me vepra të mira sa malet, mirëpo ai i ka bërë padrejtësi këtij personi, ka sharë këtë tjetrin, ka goditur këtë tjetrin, ka marrë pasurinë e atij tjetrit. Kështu që, personi të cilit ai i kishte bërë padrejtësi do të marrë nga veprat e tij të mira, edhe ai personi tjetër do të marrë nga veprat e tij të mira, edhe ai tjetri do të marrë nga veprat e tij të mira. Dhe nëse veprat e tij të mira mbarojnë përpara se ai të shlyejë ato që u detyrohet atyre, atëherë atij do t’i jepen gjynahet e atyre të cilëve u kishte bërë padrejtësi. Gjynahet e tyre do t’i hidhen mbi kokën e tij, ndërsa ai do të hidhet në Zjarr.”
Xhafa Ibën Muhamedi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mos u grindni për çështje fetare, sepse ajo e mbushë zemrën dhe shkakton hipokrizi.” [7]
Ibën Kajimi ,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Përderisa pasuria të cilën posedon ti gjendet në dorën tënde dhe jo në zemër, atëherë ajo nuk të dëmton fare edhe nëse është e shumtë. Mirëpo, në momentin kur ajo gjendet në zemrën tënde, atëherë të dëmton edhe nëse nuk posedon asgjë prej saj.” [8]
Sehl bin Abullah,- Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Dije, se shpëtimi gjendet në tre gjëra:
1. Në ngrënien e hallallit (të ushqehesh me hallall).
2. Në kryerjen e obligimeve (farzeve).
3. Në pasimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[9]
I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem, thotë: “Nëse gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin e ramazanit, ruan nderin e saj dhe i bindet bashkëshortit të saj ka për të hyrë në xhenet nga cila derë të dëshirojë.[10]
Ibën Mubareku,- Allahu e mëshiroftë!,- i drejtohej vetes së tij duke thënë: “O Ibën Mubarek, nëse ti e njeh vetveten , atëherë nuk të dëmton aspak ajo çka thuhet në lidhje me ty nga ana e njerëzve.” [11]
Ibën Mubareku,- Allahu e meshirofte!,- ka thënë: “Shumë gjëra ka që nëse nuk të bëjnë dobi ato aspak nuk të dëmtojnë. Mirëpo ditura nëse nuk të bën dobi, atëherë të dëmton.” [12]
Muhamed Emin Shenkiti,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Dije se nuk i lejohet burrit të takohet me një grua të huaj dhe ti flasë për dore, ashtu siç nuk lejohet që trupi i tij të prekë trupin e saj.”[13]
Përzgjodhi dhe Përshtati : Suad Shabani
Burimi: albislam.com
_______________
[1] Ky hadithë shënohet nga Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- me nr.2527. Ndërsa, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë e vlerësoi hadithin si hasen(të mire).
[2] Hadithin e shënon Imam Bejhekiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!. Ndërsa, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e vlerësoi si Sahih( i vërtetë)!.
[3] Libri: “ Hiljetul evlija” 6/368
[4] Libri “ Hiljehtu talabul ilm”.
[5] Libri : Sifatus Sahueh” , 1/425.
[6] Libri: Sherrh El Mumti Li zadil mustekni: 5/123.
[7] Libri: Sijeru A’lamin Nubelai”, 6/264.
[8] Libri: ‘’Medarixhus Salikin’’, vëll: 1.
[9] Libri: “Tefsiri Kurtubiut” , vëll. 2.
[10] Lbri: ” Sahihul Xhami”.
[11] Libri: “Tarih Dimeshk”, vëll. 32.
[12] Libri: Sijeru A’lamin Nubelai , vëll. 8.
[13] Libri: Tefsiri – “Edvaul bejan”, vëll. 6