23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

PERLAT PEJGAMBERIKE – 1 –

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ai ka thënë: I dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!, -ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra secili nga ju shikoni se kë po shoqëroni”. (Hadithi sahih). [1].

Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Vërtet ata që do të jenë më të afërt tek unë dhe do të ulen pranë meje Ditën e Ringjalljes janë ata me sjellje dhe karakterin më të mirë. Dhe vërtet, ata që janë më të urryerit tek unë dhe që do të ulen larg prej meje Ditën e Ringjalljes janë ata që flasin shumë(Thertherun), ata që me fjalët e tyre i mbysin të tjerët (Mutesbidikun) dhe Mutefejhikunët.” Ne thamë: Ne i njohim Thertherunët dhe Mutesbidikunët, po kush janë Mutefejhikunët? Ai tha: “Ata që janë arrogantë.”

Hadithi është Sahih.[2].

Erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam!,- dhe i tha: Më këshillo, i tha Pejgamberi,- alejhi selam!,- “ke frikë Allahun kudo që të jesh”. Tha njeriu: Më shto edhe diçka tjetër. Pejgamberi,- alejhi!,- selam i tha : “Pas çdo pune të keqe që vepron pasoje atë me diçka të mirë, sepse ajo shlyen punën e keqe. Tha njeriu: Më shto ende. Tha Pejgamberi,- alejhi selam!,-: “Dhe sillu me njerëzit me moral (edukatë) të mirë “.

(Hadithi i sakte ).[3].

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur!,- me të ka thënë -: “Morali i Resulullahut,- sal-lallahu alejhi ve selam!,- ishte Kur’ani”. Hadithi Sahih(i saktë) .[4].

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Janë dy cilësi të cilat nuk mund të qëndrojnë bashkë tek një hipokrit: sjellja e mirë dhe kuptimi i Fesë.” Hadith Sahih.[5].

Muhamedi alejhi selam ka thënë -“Jam i dërguar për përsosjen e normave -virtyteve të mira të moralit”. (Hadithi i saktë )[6].

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë ; “Puna më e rëndë që vihet në peshoren e njeriut Ditën e Gjykimit, është Frika ndaj Allahut (devotshmëria) dhe morali i mirë.” Hadithi i vërtetë (sahih).[7].

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë njerëzve nuk iu është dhuruar diçka më e mirë sesa morali i mirë.” Hadithi sahih (i vërtetë).[8].

Muhamedi,- salallahu alejhi e selem!,- ka thënë:

“All-llahu e mëshiroftë atë burrë që zgjohet natën, falet dhe e zgjon gruan e tij të falet; dhe nëse ajo refuzon, ai e stërpikë atë me ujë në fytyrë. Dhe All-llahu e mëshiroftë atë grua që zgjohet natën, falet dhe e zgjon burrin e saj; dhe nëse ai refuzon, ajo e stërpikë atë me ujë në fytyrë.”[9].

* Vazhdon…

Përzgjodhi dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referencat:

[1] – (Transmeton Ahmedi (2/334), Ebu Davudi (4833), Tirmidhiu (2378). Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih Imam Albani dhe ka thënë Shejh Shuajbi se isnadi (zinxhiri i hadithit) i këtij transmetimi është i mirë.

[2] – Shënuar nga Tirmidhiu, nr.2104. Ndërsa, është saktësuar nga shejh Albani në Silsiletu Ehadithe Es Sahiha, nr.791.

[3] – Transmeton Tirmidhiu (1987), Hakimi (1/121), Tirmidhiu ka vlerësuar hadithin si hasen (të mirë), gjithashtu i këtij mendimi është edhe Shejh Shuajb Arnauti, ndërsa e kanë saktësuar Hakimi, Dhehebiu dhe imam Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[4] – Transmeton Imam Ahmedi (6/163),Muslimi(746),Ebu Davudi (1343) dhe Nesaiu (3/60),- Allahu i mëshiroftë të gjithë dhe qofte i kënaqur!,- me Imamët e lartpërmendur.

[5] – Shënuar nga Imam Tirmidhiu,- Allahu e mëshirftë!,- 2/114.

[6] – Transmeton imam Ahmedi (2/381),Hakimi(2/612), Bejhekiu në Sunen (10/191 dhe Bezari (2740), Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. E saktësoi Hakimi e me këtë saktësim u pajtua edhe Dhehebiu, këtë e forcoi Shejh Alameh Shuajb Arnauti, – Allahu e ruajt!,- në Musned (2/513),dhe Shejh Albani në Sahihul Xhamiu (përmbledhje e haditheve të sakta) numër. 2349, – Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[7] – (Transmeton Ahmedi(6/446),Tirmidhiu (2003),Ebu Davudi (4799),Ibn Hibbani (481) . Dhe hadithin e ka saktësuar Imam Tirmidhiu , Shejh Shuajb Arnauti dhe Shejh Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[8] – Transmeton Taberani në librin e tij el Kebir me numër rëndor 1/179,dhe e saktësoi Shejh Albani në përmbledhjen e tij të haditheve të sakta me numër rendor 1973.

[9] – Shënuar nga – Ahmedi (2/247, 250, 436), Nesaiu (1592), Ebu Davudi (1113, 1238) Ibën Maxhe (1592)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...