Njerëzit i nderojnë dhe i çmojnë disa gjëra të cilat janë sprova, siç është prona, pozita dhe pasuria.
Allahu,- xhele veala!,- thotë për Pejgamberin e Tij, Sulejmanin,- alejhi selam!,- kur ai pa fronin e Belkisës para vetes:
هَـٰذَا مِن فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ ۖ
“Kjo është nga Mirësia e Allahut, për të më sprovuar mua nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës!”.1
Kështu pra, begatitë janë sprova nga Allahu të cilat nxjerrin në shesh mirënjohjen e atij që është mirënjohës dhe mosmirënjohjen e atij që është mosmirënjohës.
Dhe poashtu, vështirësitë janë sprova nga Allahu i Lartësuar. Ai të sprovon me begati dhe të sprovon me vështirësi.
Allahu,- xhele veala!,- thotë :
فَأَمَّا الْإِنسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ ﴿١٥﴾ وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ ﴿١٦﴾
“Sa për njeriun, të cilin Zoti i tij e provon duke i dhënë atij nderime e mirësi, atëherë ai thotë (i krekosur): “Zoti im më ka nderuar.” Por kur Ai e provon atë me shtrëngim të të mirave të jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar!”.2
Me fjalë të tjera, nuk është e thënë që çdo njeriu të cilit Unë po ia shtoj nderin dhe begatitë, se kështu Unë po e nderoj atë.
Dhe nuk është e thënë se cilitdo që Unë ia pakësoj furnizimin dhe e sprovoj, Unë po e poshtëroj atë.
Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani
Burimi: albislam.com