ORË QË VETËM KALOJNË APO ORË QË SHFRYTËZOHEN?

ORË QË VETËM KALOJNË APO ORË QË SHFRYTËZOHEN?

0 1288
Paradita e gjatë e muslimanes sot
Ta shfrytëzojnë në gjumë, apo të dalin në qendra tregtare, apo të flasin në telefon thashetheme? Ajo është një kohë e shtrenjtë dhe orë që nuk kthehen.
Transmeton Xhuvejrije b Harith, Allahu qoftë i kënaqur me atë, se Pejgamberi alejhi selam ka dalur nga ajo në mëngjes pasi ka falë sabahun e ajo qëndronte në xhaminë e saj, pastaj është kthyer dhe e ka gjetur atë ulur. I ka thënë: Ende vazhdon në gjendjen në të cilën të kam lënë.
Tha: Po.
Pejgamberi alejhi selam tha: “Kam thënë pas teje katër fjalë sikur të peshoheshin më atë që ti ke thënë do të anonin (këto që kam thënë unë):” I Pastër qoftë Allahu dhe Atij i takojnë Falënderimet sa numri i krijesave të Tij, sa kënaqësia me qënien e Tij, sa pesha e Arshit të Tij dhe sa ngjyra e fjalëve të Tij”. Muslimi.
Vëlla musliman, qëndro me ne që të shohim ngjarjen tjetër.
Modeli i paraditës një ditë në shtëpinë e shpalljes dhe gjendja e nënave të besimtarëve në atë kohë.
Nga Kasim, i cili ka thënë: kur kaloja herët në mengjes, filloja me shtëpinë e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me atë, i jepja selam, shkova një ditë e ajo ishte në këmbë, madhëronte Allahun dhe lexonte:
”E Allahu na dhuroi mëshirë dhe na ruajti nga vuajtja në zjarr”. Tur: 27. Lutej dhe qante, i përsëriste ato, u ngrita derisa u mërzita nga qëndrimi në këmbë dhe shkova në treg për nevojat e mia, pastaj u ktheva, e ajo po qëndronte në këmbë ashtu si e lash, falej dhe qante.
Gratë e kësaj kohe qajnë dhe shumë bile, por për çka dhe për kë??
Koha e paraditës tek shumë prej grave tona sot, si kalohet ajo?
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590