Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin, familjen e tij, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë deri në ditën e Fundit.
Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka të ngjashëm muaji i Ramazanit me muajt tjerë, e as që është dalluar (me këtë muaj) më herët ndonjë umet gjatë historisë njerëzore pos këtij umeti , mëkati në këtë muaj falet, veprat e tija janë të lavdëruara, besimtari në këtë muaj është i gëzuar, ndërsa shejtani i distancuar, gabimi e mëkati i braktisur, zemra e besimtarit me përmendjen e Allahut e mbushur, arriti në shtëpitë e juaja, ai së shpejti do të shkojë, e do të jetë argument pro apo kundër jush, ai sjell lumturi, shpërblime të shumëfishta, nderoni ditët e këtij muaji duke përfunduar agjërimin e natën kaloni me të qarit dhe namazin e gjatë, që ndoshta të fitoni vendin e përjetshëm e të shpëtimit, dhe shikimin në Fytyrën e Allahut të Madhëruar dhe shoqërimin me të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem.”
Muslimani duhet që të mos jetë neglizhent gjatë sezoneve të adhurimeve, por të jetë prej të parëve e prej atyre që garojnë, Allahu thotë: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën”. Mutafifin 26.
Kujdesu që në muajin e Ramazanit të garosh me veprat si në vijim:
Pasi që të vendosësh synimin e sinqertë, me pendim dhe kthim tek Allahu i Madhëruar, me një ambicie të lartë, që ta ndërtosh Ramazanin me vepra të mira, ai që është i sinqertë me Allahun, Allahu e ndihmon në adhurimet e tija, e ia lehtëson rrugët e mirësisë, Allahut thotë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. Taha 82.
Dhe atë duke ndjerë se Ramazani është në ditë të caktuara, kalon shpejtë, e që ndoshta ky është Ramazani i fundit që ti e përjeton, shtoi të mirat, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Jetën time bëje të gjatë në çdo të mirë.”
Shfrytëzoi shanset ta pastrosh veten tënde, ta mësosh atë në adhurime, dhe kujto se “Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. Rad 11.
Duhet ndjerë mbikëqyrjen e Allahut, xhele ve ala, të meditosh rreth kuptimeve të emrave të bukur të Allahut (Shikuesi, Mbikëqyrësi, Dëgjuesi) gjatë; agjërimit tënd, namazit, ruaje gjuhën, dëgjimin, shikimin dhe gjithë gjymtyrët e tua në gjërat që i do Allahu dhe është i kënaqur me to, Allahu thotë: “Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. Kaf, 18
Duke shpeshtuar përmendjen e Allahut, aze ve xhele, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos të ndalet gjuha jote të jetë e njomë nga përmendja e Allahut.” E transmeton Ahmedi.
Leximi i Kuranit me meditim, ai do të jetë për ty ndërmjetësues në ditën e Kiametit, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Lexojeni Kuranin sepse ai do të vije ndërmjetësues për shoqëruesit e tij.” E transmeton Muslimi.
Ibn Abasi, radijAllahu ahu, ka thënë: “Të lexoj një sure, me vëmendje dhe meditim është më e dashur për mua se sa të lexoj gjithë Kuranin.”
Duke u lutur në kohët e preferuara, si:
1-Në iftar, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Tre lutje nuk refuzohen: duaja e agjëruesit në iftar…” E transmeton Tirmidhiu dhe ibn Maxhe.
2-Mes ezanit dhe kiametit, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Duaja që thuhet mes ezanit dhe kiametit nuk refuzohet.” E transmeton Tirmidhiu.
3-Në pjesën e tretë të natës, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Zoti zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, atëherë kur mbetet pjesa e fundit të natës e thotë: A ka kush që më lutet, e Unë ti përgjigje?! A ka kush që kërkon nga Unë, e Unë t’i jap?! A ka kush që kërkon falje nga Unë, e Unë t’ia falë?!” E transmeton Buhariu dhe Muslimi
Duke dhënë mundin në dhjetëshin e fundit të muajit të Ramazanit, në ato ditë ka mirësi të mëdha (nata e Kadrit), kujdesi për sunetin e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, duke praktikuar sunetin e itikafit, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush falet në natën e Kadrit me besim dhe shpresë (në shpërblimin e Allahut) i falen mëkatet e mëhershme.” E transmeton Nesaiu dhe nga Ebu Hurejra.
Duke shpejtuar në përmirësimin e ecjes drejt Allahut të Madhëruar, duke qenë i durueshëm dhe i përmbajtur gjatë vështirësive, përmirësimin e moralit dhe sjelljes me njerëzit (familjen tënde, të afërmit, shokët, fqinjët, etj) të jesh zemërgjerë me ata, e kështu me radhë. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë.” E transmeton Tirmidhiu.
Mjerë për ata që nuk u falet atyre në këtë muaj, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Më erdhi Xhibrili e më tha: O Muhamed! Ai që e arrin muajin e Ramazanit, vdes e nuk i është falë atij, hynë në zjarr, Allahu e largoftë, thuaj Amin, e unë thash Amin.” E transmeton Taberaniu nga Xhamir ibn Semure.
Mos harro se qëllimi yt në këtë jetë është adhurimi i Allahut, aze ve xhele, e mundi yt në këtë muaj është një pjesë e gjithë sakrificës të jetës tënde, kështu që kujdesu për kohën, ditët e jetës, të nisesh drejt ndryshimit, përmirësimit, garimit dhe shpejtimit drejt asaj që Allahu e dëshiron dhe është i kënaqur me atë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Shfrytëzo pesë para pesëve; jetën para vdekjes, rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para preokupimit.” E transmeton Hakimi
8-Bëhu prej atyre që i përmend Allahu: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”. Ali Imran 133.
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com