Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Cdonjëri prej umetit tim do të hyjë në xhenet, përpos atij që nuk dëshiron. Dikush pyeti: E kush nuk dëshiron o i Dërguari Allahut? Tha: Ai që më ndjek mua do të hyjë në xhenet kurse ai që më kundërshton mua nuk dëshiron të hyjë në xhenet.”
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thëne: ”Kush agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme. Kush e kalon natën e Kadrit me adhurim, duke pasur besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme.”
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu do t’ia largojë fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit për shtatëdhjetë vjeshta”.
Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe ramazani deri në Ramazanin tjetër janë shlyese të mëkateve, nëse largoheni nga mëkatet e mëdha”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush nuk braktisë fjalët e kota dhe veprimin me to Allahu nuk ka nevojë që ai të braktis ushqimin dhe pijen” .
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Hani syfyr, sepse vërtetë në syfyr ka bereqet”.
Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet ndonjë ditë agjërueshëm, le të mos flet fjalë të ndyta as mos të bëj veprime injorante e nëse ndonjëri e shanë apo e sulmon, le ti thotë unë jam njeri që agjëroj” .
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush ushqen një agjërues, fiton sa shpërblimi i tij, mirëpo pa iu pakësuar agjëruesit shpërblimi i vet” .
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush falë namazin e natës gjatë Ramazanit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falën mëkatet e mëparshme. Kush falet gjatë natës së Kadrit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush bën ibadet gjatë natës së Kadrit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme”.
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:” Kurrë ditë mos paftë ajo shoqëri ku i dobëti nuk e merr hakun e vet që i takon me plot lehtësim dhe përkrahje”.
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:”Për të më nderuar mua, nderoni e mëshironi të varfërit, sepse me të vërtetë nëpërmjet tyre ( me duatë dhe lutjet e tyre me bereqetin)juve ju vjen bereqet(risk) nga qielli….” .
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Mëshira nuk tërhiqet e largohet vetëm se nga njeriu i mjerë”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Me të vërtetë un jam Pejgamber i mëshirës”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Un jam si prind i juaji, ju mësoj juve( ashtu siç mëson prindi femijën)”.
Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani
Burimi: albislam.com
Buhariu
Buhariu dhe Muslimi.
Buhariu.
Muslimi
Buhariu
Buhariu
Muslimi.
Tirmidhiu. Hadithi Sahih.
Nesaiu.
Buhariu
Ibën Maxhe, Hadithi Sahih.
Ahmedit,Tirmidhiu, Hadithi Sahih.
E transmetojnë Buhariu në “Edebul Mufred”, nr: 374, Ebu Davudi: 4924, Tirmidhiu: 1924.
Tirmidhiu e ka vlerësuar hadithin si hasen sahih, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i shkallës së hasenit.
Muslimi: 2355.
Ahmedi, 7368; Ebu Davudi, 8.
Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen.
Shejh Shuajbi në musned thotë se isnadi i hadithit është i fortë.