1 . Sa herë është përmendur emri i Allahut (Err Rrahman) në Kur’an?
– 1. 139 herë 2. 169 herë (e saktë) 3. 269 herë
- Sa sexhde gjenden në Kur’an ?
– 1. 5 Sexhde 2.10 Sexhde 3.15 Sexhde (e saktë).
- “Pasha Allahun do doja të vdisja njëzet vite më parë, sesa të jam prezent në këtë ditë”, kush e tha këtë fjalë gjatë luftës rreth deves?
– 1. Muavije ibn ebi Sufjani (e saktë) 2. Jezid ibn Muavije 3. S’ad ibn Muadhi 4. Ali ibn ebi Talib
- Cila është sureja në të cilën janë përmbledhur të gjitha ajetet që kanë të bëjnë me trashëgimin?
– 1. Sureja en Nisa (e saktë) 2. Sureja ali Imran 3. Sureja err Rra’d 4. Sureja el Kehf
- U sprovua me një sëmundje të rënd, sëmundje e cila i zgjati tridhjetë vite, mirëpo kurrë nuk u ankua, nuk e humbi shpresën në Allahun, as nuk tha uf. Kush është ai?
– 1. Ejubi alejhi selam (e saktë) 2. Imran ibn Husajni 3. Ebu Ubejde ibnul Xherrah
- Sahabiu i cili vdiq i fundit është..?
– 1. Hakim ibn Hizam 2. Amar ibn Jasir 3. Uthman ibn Medh’un 4. Ebu Tufejl ibn Amir ibn Uail el Lejthi (e saktë)
- Në cilën betejë ranë shehid: Zejd ibn Harith, Xhafer ibn ebi Talib dhe Abdullah ibn Reuaha?
– 1. Betejën e Bedrit 2. Betejën e Uhudit 3. Betejën e Hajberit 4. Betejën e Mu’tes (e saktë)
- Sahabija e cila vrau 9 luftëtarë pabesimtarë në betejën e Jermukut është…?
– Safije bint Jezid
- Toka sa herë përmendet në Kur’an?
– 1. 108herë 2. 118herë 3. 128herë 4. 228herë (e saktë)
- Dy sahabij jetuan gjashtëdhjetë vite në xhahiljet(në pabesim) dhe gjashtëdhjetë vite në Islam, kush janë ata?
– 1. Amar ibn Jasir dhe Hakim ibn Hizam 2. Hakim ibn Hizam dhe Hasan ibn Thabit (e saktë) 3. Hasan ibn Thabit dhe Amar ibn Jasir
- Vdiq Usame ibn Zejdi në vitin…?
– 1. 54 Hixhri (e saktë) 2. 45 Hixhri 3. 55 Hixhri
- Në cilët sure përmendet emri i Jusufit, alejhi selam?
– Në Suren En’am, Jusuf dhe Gafir
- Kush ishte sahabiu e cili e kishte parë Xhibrilin, alejhi selam, dy herë ?
– 1. Imran ibn Husajni 2. Abdullah ibn Abas 3. Xherir ibn Abdilah el Bexhelij 4. Harith ibn Nu’man (e saktë)
- Kush ishte infermierja e parë në Islam ishte..?
– Refide binti Sa’d
- Kush ishte sahabija të cilën e denuan pabesimtarët dhe ia ndaluan pirjen e ujit. Por, Allahu i zbriti asaj ujë prej qiellit që të pastrohet dhe të pijë ujë. Pas këtyre ndodhive, e pranuan islamin ata që e denuan?
– Sumeja binti Hajat
- Cila është pema e parë që Allahu e krijoi në tokë?
– 1. Palma e Hurmës 2. Fiqin 3. Ullirin (e saktë) 4. Pema e Zekumit
- Sa kohë të jetës së tij njeriu e kalon në gjumë?
– 1. Gjysmën e jetës së tij 2. Një të katërtën e jetës së tij 3. Një të tretën e jetës së tij(e saktë) 4. Një të tetën e jetës së tij
- Kush ishte halifja i cili e burgosi Imam Ahmedin?
– 1. Jezid Ibn Muavije 2. Muavije ibn ebi Sufjan 3. El Mu’tesim (e saktë)
Autor: Tarik ibn Muhamed Bazur’a
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani
Burimi: albislam.com