FRYTET DHE DOBITË E PASIMIT TË SUNETIT!

FRYTET DHE DOBITË E PASIMIT TË SUNETIT!

0 1198

Pasimi i saktë i Kur’anit dhe Sunetit ngërthen në veten e tij fryte të panumërta dhe dobi të veçanta për të cilat edhe vetë Allahu na ka lajmëruar në Librin e Tij.

Ja disa nga frytet dhe dobitë e pasimit të sunetit:

  1. Arrihet dashuria e Allahut përmes pasimit të sunetit.

Allahu,- xhele veala!,- në lidhje me këtë thotë:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ﴿٣١

“Thuaju (o Muhamed!): “Nëse ju e doni Allahun, ejani pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Allahu falë dhe është mëshirues.’’ ( Sure Ali Imran: 31).

Andaj, kush nga ju dëshiron ta fitojë dashurinë e Allahut,- xhele veala!,- le të shpejtoj ecjen e tij drejt hapave(pasimit) të dashurit të Allahut, Muhamedit,- alejhi selam.

A thua vallë, a mund të gjeni dobi ose fryte më të mëdha sesa kur robi e arrin dashurinë e Allahut,- xhele veala!,- e kjo arrihet duke pasuar denjësisht sunetin e resulullahut,- salallahu alejhi ve selem!.

  1. Allahu ia falë mëkatet pasuesit të sunetit.

Dhe, këtë e kuptuam në ajetin e lartpërmendur, ku Allahu azze vexhele i premtoi pasuesit të sunetit dy shpërblime: Dashurinë e Tij si dhe Faljen e mëkateve.

  1. Pasimi i sunetit është perde mbrojtëse nga zjarri i Xhehenemit.
  2. Pasimi i sunetit shpie drejtë piedestaleve të larta në Xhenetin e Allahut,- xhele veala!

Dhe argument për këtë që përmendëm, është fjala e Allahut,- xhele veala!,- ku thotë:

الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَّحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ ﴿٧

رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدتَّهُمْ وَمَن صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ﴿٨

“Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Allahut) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!(7). ‘’ O Zoti ynë, shpjerji ata në kopshtet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë; Ti je i Plotfuqishëm dhe Gjithëdijshëm”. ( Sure el Gafir: 7,8).

  1. Me pasimin e sunetit robi i Allahut përmison gjendjen e tij në dynja dhe ahiret.

Dhe pas këtyre dobive dhe fryteve të pakta që i ceka rreth vlerës së pasimit të sunetit, nxito vëlla dhe motër paso sunetin e pastër profetik!

Dhe në fund!

Nuk na mbetet gjë tjetër përpos se t’i kthehemi pasimit të Kur’anit dhe Sunetit. Le ta fusim udhëheqës sunetin profetik në të gjitha punët tona, sepse nëse e fusim sunetin në praktikë do të gjejmë me lejen e Allahut shpëtim dhe rrugëdalje nga fitnet e ndryshme.

Lus Allahun azze vexhele të më bashkoje mua dhe juve me Muhamedin salallahu alejhi ve selem dhe shokët e tij, si dhe lus Allahun të na mundësoje shefatin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem.

Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe  mbi shokët e tij besnik.

Autori: Dr. Abdul Mexhid Hendavi

Përktheu dhe përshtati

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577