E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!!

E KE MUNDËSINË TA RESPEKTOSH NËNËN TËNDE!!

0 1646

Rrëfen një djalosh dhe thotë: Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh u largoja nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo e hidhëronte tepër nënën time. Nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur, dhe natën u kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, përveç se para se të flenë, të fillon të ma shkruan një letër dhe atë ta ngjitë në derën e frigoriferit. Letra ishte një lloj udhëzimi që të më njofton për vendin e ushqimit dhe llojin e tij, që kur të kthehem ta marrë dhe të ha.

Me kalimin e ditëve letra filloi të rritet dhe kërkesat të shtohen. Nëna filloi nga unë të kërkon që edhe rrobat e palara t’i vendosi në një vend të posaçëm dhe t’i veshi ato të pastrat, dhe po ashtu të më njofton për takimet e rëndësishme që i kisha brenda dite!

Në këtë gjendje më kaloi një periudhë e gjatë e rinisë sime, derisa një natë kur u ktheva në shtëpi, si zakonisht e gjeta letrën të ngjitur në derën e frigoriferit. Më erdhi mërzi ta lexoj dhe shkova të fli!! Në mëngjes, u habita kur prindi im më zgjoi nga gjumi dhe e pashë se lotët i rrjedhnin nga sytë. Më tha: Nëna jote ka ndërruar jetë!!

Sa dhembje të madhe më dha ky lajm! Prapë e mbajta veten, derisa e varrosëm dhe i pritëm njerëzit për ngushëllim. Në mbrëmje u ktheva në shtëpi, dhe në gjoksin tim kishte mërzi të madhe dhe pikëllim të pa përshkruar. U shtrira në krevatin tim dhe papritmas mu kujtua diçka! Mu rikujtua letra e nënës time e ngjitur në derën e frigoriferit! U ngrita shpejt dhe shkova te kuzhina, dhe e mora letrën dhe fillova ta lexoj! Këtë herë më kaploi një mërzi tepër e madhe! Në letër nuk kishte urdhra, e as njoftime, e as këshilla! Në të ishte e shkruar vetëm se kjo: “Po ndjehem e lodhur. Diçka nuk jam mirë! Kur të kthehesh më zgjo që të më dërgosh deri në spital!!”.

Ky djalosh e humbi mundësinë ta respekton nënën e vet, mirëpo ti e ke këtë mundësi. Për këtë arsye shfrytëzoje, dhe mos e lejo veten ta humbësh këtë mundësi të artë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3108