PERLA PEJGAMBERIKE 16

PERLA PEJGAMBERIKE 16

0 1310

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Katër gjëra nëse i zotëron (o musliman) atëherë nuk të takon ty të mërzitesh për gjërat e ikura të dynjasë: nëse e ke ruajt amanetin, ke folur të drejtën, ke pas sjellje të mirë si dhe ke fituar me dëlirësi.”[1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- ka thënë se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: “Të dhurosh ushqim si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”.[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthimi i selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës, dhe lutja për vëllanë në momentin kur ai teshtin (duke i thënë “Jerhamuk Allah (Allahu të mëshiroftë).”[3]

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “E përshëndet me selam i hipuri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse a cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri.”[4]

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e realizon premtimin, dhe kur i besohet diçka të tradhton.”[5]

Transmeton Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha (Pejgamberi,-alejhi selam): “Kur e takon e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloje, kur vëllai teshtin dhe thotë,- “elhamdulilah” (falënderimi i takon Allahut),- ti thuaji,- “jerhamukellah ( Allahu të mëshiroftë)”,- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoje atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij.”[6]

Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Juve ju takon të flisni të vërtetën, sepse e vërteta shpie në mirësi, e mirësia shpie drejtë xhenetit, me të vërtetë njeriu vazhdon të jetë i drejtë (ta thotë të vërtetën) në të çdo punë derisa tek Allahu të shkruhet si i drejtë. Dhe keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra shpie në prishje (shthurje, humnerë), kurse prishja shpie drejtë xhehenemit, me të njeriu vazhdon të gënjej ë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet si gënjeshtar.”[7]

Transmetohet nga Ubadete ibn Samiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Më garantoni ju mua gjashtë gjëra e un ua garantoj xhenetin: Thoni të vërtetën kur flisni, kur të premtoni realizoni premtimin, kur t’u lihet amanet diçka ruani amanetin, ruani organet tuaja gjenitale, ruani shikimin tuaj (nga harami) dhe ruani duart e juaja.”[8]

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri tjetrit, mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit,  ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllanë tënd musliman.  Çdo mus­liman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e mus­li­ma­nit  tjetër.”[9]

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon Ahmedi: 6614 dhe Taberani: “Mexhmu ez zevaid”-  4/145)

[2] ( Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).

[3] ( Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162)

[4] (Shënon Bezari: ,- “Keshful estar”,- 2006 dhe ,- “Mexhmu ez zevaid”,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498)

[5] (Shënon Buhariu: 33, Muslimi: 59, dhe shtoi Imam Muslimi në transmetimin e tij në këtë hadith: “edhe nëse agjëron, falë namaz dhe pretendon se është musliman.”)

[6] (Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).

[7] (Shënon Buhariu: 6094, Muslimi: 2607).

[8] (Shënuan: Ahmedi: 22251, Ibn Hibani në sahihun e tij: 271 dhe Hafidh el Mundhirij në,- “Et tergib ve terhib”,: 2/651. Kurse Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në “Es silsiletu es sahiha” me nr.1470)

[9] (Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577