Një njeri ra në shtratin e vdekjes dhe në ato momente filloi vazhdimisht t’i përsërit disa fjalë:
Po të ishin edhe më tepër..
Po të ishte ajo e re..
Po të ishte ajo e plotë..
Fëmijët e vet u habitën se çka flet dhe e pyetën! Prindi i tyre ju përgjigj:
Për sa i përket fjalës së parë, po të ishte ajo shumë, cekët se e kishte një komshi të verbër. Për çdo ditë kur nisej për në xhami, e merrte me vete, dhe kur i erdhi exheli, dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: Po të ishin edhe më tepër!!
Do të thotë, po të ishin ato hapa, që i bëri duke e shoqëruar të verbrin për në xhami më tepër dhe më të shpeshta, do të shtoheshin edhe sevapet!
Për sa i përket fjalës së dytë, po të ishte e re, ceket se ai i kishte një palë këpucë. Njëra nga to ishte e re, e tjetra e vjetër. Këpucën e vjetër e dha si lëmoshë, dhe kur e pa shpërblimin e kësaj vepre kur iu afrua vdekja, tha: Po të ishte e reja, po të ishte e reja, do të ishte shpërblimi më i madh!
Kurse për sa i përket fjalës së tretë, po të ishte e plotë, ceket se ai për çdo ditë jepte si lëmoshë gjysmë kulaçi. Kur ia afrua vdekja dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: Po të ishin ato kulaçe të plota!!
Exheli nuk dihet se kur vjen, kurse mejdani i veprave dhe i mundësive për të fituar shpërblime është i gjerë! Prandaj ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet para se të bëhet vonë, e pastaj të pendohemi për atë që nuk ditëm se si t’i shfrytëzojmë ato mirësi dhe mundësi!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com