7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

SHPRESA NË MËSHIRËN E ALLAHUT

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Allahut, ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Se Allahu është mëshirues dhe falë.” (Bekare: 218).

Allahu na tregon se këta njerëz e meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Allahut. Nuk është për qëllim këtu se vetëm këta njerëz kanë shpresë, porse qëllimi është se Allahu na lajmëron se vetëm këta njerëz e meritojnë shpresën.

Ai i cili posedon shpresë, e cila e dërgon drejt adhurimit të Allahut dhe largimit nga mëkatet, themi se ai posedon shpresë të shëndoshë dhe të vërtetë (kështu e kërkon Allahu).

Kurse, ai i cili posedon shpresën, por kjo shpresë e shpie drejtë dembelisë dhe zhytjes në mëkate të ndryshme, i themi atij se kjo shpresë që ai posedon është e rreme dhe mashtrim për të.

Njeriu duhet të dijë se ai që shpreson në diçka, kjo ngërthen në veten e saj tre gjëra:

  1. Ta dojë atë që shpreson.
  2. Të ketë frikë që t’mos i ikë ajo që shpreson.
  3. Të jap maksimumin dhe të veprojë për ta arritur atë që shpreson.

Ai që posedon shpresë e cila nuk i bashkangjitet këtyre tre gjërave, le ta dinë se shpresa e tij është e pavlerë dhe e kotë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ai që frikësohet e nis herët rrugëtimin e tij, kurse ai i cili e nisë rrugëtimin e tij herët, ai ka për të arritur cakun e vet. A nuk e dini se malli i Allahut është i shtrenjtë, a nuk e dini se ë malli i Allahut është Xheneti.”[1]

Kuptimi i hadithit: Mësojmë se ai i cili ka frikë, ai shkon drejtë rrugës së ahiretit dhe shpejton drejtë kryerjes së veprave të mira duke pasur frikë nga ndërprerësit dhe pengesat e ndryshme të cilat mund t’i ndodhin gjatë rrugëtimit drejt Allahut.

Argumentet që na stimulojnë për t’u pajisur me Shpresën në Mëshirën e Allahut:

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” ( Zumer: 53).

“Ata e kërkojnë me nguti prej teje të keqen para të mirës, e para tyre ka pasur shumë dënime. Zoti yt është falës për njerëzit përkundër zullumeve të tyre, por Zoti yt, me të vërtetë, është edhe dënues i ashpër.” (Rra’d: 6).

Imam Muslimi në sahihun e tij, transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ndodhë që të vdesë një musliman, e që Allahu mos ta fusë në vend të tij një krishterë ose çifut në zjarr.”[2]

Imam Neveviu,- Allahu e mëshiroftë!,- na sqaron kuptimin e këtij hadithit duke thënë: ” Çdo njeri ka nga një pozitë në xhenet dhe nga një pozitë në xhehenem. Dhe, nëse një besimtar hyn në xhenet në vend të tij hyn në xhehenem një jobesimtar, sepse ai me kufrin e tij e meriton këtë gjendje. Pra, ti o besimtar ke pas mundësi të jesh prej banorëve të xhehenemit, mirëpo Allahu të ka çliruar nga ky zjarr i xhehenemit, sepse Allahu, xhele ue ala, ka caktuar një numër që do ta mbushin xhehenemin, dhe kur të mbushet xhehenemi me jobesimtarë, atëherë kjo hyrje e tyre në xhehenem do jetë si çlirim për besimtarët. Allahu është më i dituri.”

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Erdhën tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- robërit të cilit ishin kapur në luftë. Aty ishte një nënë e cila kërkonte në mesin e të robëruarëve fëmijën që e kishte humbur, e gjeti aty dhe e përqafoi fort. Në këtë rast, Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” A ka mundësi që kjo nënë ta hedhë fëmijën e saj në zjarr? Sahabët ia kthyen duke thënë: Kurrsesi. Atëherë Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” Allahu është edhe më i mëshirshëm për robin e Tij, sesa kjo nënë ndaj fëmijës së saj.”[3]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Allahu ia ka bërë obligim Vetes së Tij para se t’i krijojë krijesat e Tij se Mëshira e Tij ia kalon dhe e mund hidhërimin (zemërimin) e Tij.”[4]

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: ” O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë. O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje(bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet. O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhëdia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje(sa madhësia e tokës dhe do t’i falë të gjitha mëkatet Allahu).”[5]

Jahja Ibn Muadhi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Mashtrimi më i madh është ta shpresosh faljen e Allahut duke vazhduar bërjen e mëkateve, duke harruar pendimin, duke tentuar për afrim tek Allahu mirëpo pa adhurime, duke shpresuar për korrje të mirësive të Xhenetit por duke mbjellë fara të Xhehenemit. Kërkon Xhenetin e atyre që kanë rrespektuar Allahun porse këtë e bënë duke vazhduar në mëkate. Duke e pritur shpërblimin Allahu por këtë pritje e bënë duke mos bërë vepra të mira. Dhe shpreson në mëshirën dhe faljen e Allahut, por këtë e bënë duke shpërfillur kryerjen e veprave të mira.”

Dhe në fund !

Një poet thotë:

“Shpreson shpëtimin dhe nuk ecën drejtë rrugës së duhur dhe të kërkuar. Mos harro se Anija nuk ecën në të thatë.”

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon: Tirmidhiu – 10/227 dhe Hakimi- 4/308. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen garib. Hakimi, Dhehebiu dhe Albani e vlerësojnë hadithin si sahih).

[2] (Shënon: Muslimi – 17/85(kapitulli mbi pendimin).

[3] (Shënon : Buhariu – 10/426(Kapitulli mbi Edukatën), Muslimi – 17/70(kapiulli mbi Pendimin).

[4] (Shënon; Buhariu – 13/384(Kapitulli mbi Teuhidin), Muslimi – 17/68(Kapitulli mbi Pendimin), Tirmidhiu – (Tuhfetul Ahuedhi : 3611).

[5] (Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60(kapitulli mbi lutjen), Ahmedi: 5/145, Darimiu: 2/322, dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë) në koleksionin e haditheve Sahiha: nr 127).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...