7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

SMIRA NË KËNDVËSHTRIMIN KURANOR DHE PROFETIK – 1 –

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, -xhele ue ala!-. Atë e falënderojmë, prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe Falje kërkojmë. Përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, -sal-Allahu alejhi ue selem!-, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithê pasuesit e tij deri nê Ditën e Gjykimit.

Fjala më e mirë është fjala e Allahut (Kur’ani), ndërsa udhëzimi më i mirê është udhëzimi i Muhamedit, -alejhi selam!-, (Suneti).

Dhe më pas:

Një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës është smira.

Vlen të theksohet se është një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës.

Sepse kjo sëmundje e shpie besimtarin drejt humbjes së fesë dhe dynjas së tij.

Andaj, mu kjo arsye më shtyri mua ta zgjedh këtë temë dhe ta ligjeroj sot këtu para jush.

Kështu që me pak fjalë që do të flas rreth kësaj teme, së pari ta kujtoj veten time dhe juve për smirën dhe rrezikun e smirës.

Së pari: Kuptimi i smirës:

Smira apo Hasedi është: Të shikuarit e dhuntisë që i është dhuruar vëllait tënd nga ana e Allahut, e ti shpreson që ajo dhunti t’i humb vëllait tënd e ta marrësh ti në posedim atë dhunti, gjithmonë duke shpresuar që askush mos ta posedojë atë dhunti përpos teje.[1]

Llojet e Smirës; 1). Smira e ndaluar 2). Smira e lejuar

1). Smira e ndaluar është: Të shikuarit e njeriut në një dhunti tek vëllai i tij, e urren atë dhe shpreson të largohet ajo dhunti nga vëllai i tij dhe të transferohet tek ky.

Këtë lloj të smirës e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij. Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.” (Nisa: 54).

2). Smira e lejuar; Të shikuarit e njeriut në një dhunti tek vëllai i tij, mirëpo lakmon ta posedojë edhe ky, porse duke mos shresuar që ajo dhunti t’i humbet vëllait të tij.

Të nderuar vëllezër:

Transmetohet nga Zubejr el Auami se Muhamedi, -alejhi selam!-, ka thënë: “Janë përhapur në mesin tuaj sëmundje të popujve para jush: hasedi dhe urrejtja dhe ajo është që rruan, nuk them që rruan flokët, por e rruan e fenë.”[2]

Muhamedi, -alejhi selam!-, ka thënë: “Nuk bashkohen në një zemër, besimi (imani) dhe zilia.”[3]

Shejhul Islam Ibn Tejmije, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, ka thënë: “Hasedi (Zilia) është një sëmundje psiqike dhe shpirtërore, sëmundje dominante që nuk mund të shpëtoj prej saj veçse një pjesë e vogël e njerëzve. Nuk ka trup pa hased, por arroganti e shfaq hasedin e forcon atë duke mos e bekuar vëllain e tij, kurse njeriu fisnik dhe bujarë e fsheh hasedin dhe e zhduk atë duke thënë: MashAllah, TebarekAllah.”

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Hasedi i hanë veprat ashtu siç i hanë zjarri drunjët. Sadakaja i shuan mëkatet ashtu siç e shuan uji zjarrin. Namazi është drita e besimtarit dhe agjërimi është mburoja e besimatrit prej zjarrit të Xhehenemit.”

Nëse ndonjëri nga ne është goditur nga smira e ndaluar, le të shpejtojmë me pendim tek Allahu.

Mesruku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Është shumë e nevojshme për njeriun që të ketë çaste ku ai duhet të vetmohet me veten e tij, t’i kujtoj mëkatet e kaluara dhe të pendohet prej tyre.”

Shpejto në faljen e namazit, sepse namazi bën shpërlarje mëkatesh.

Muhamedi,- sal-lAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kur robi dëshiron të falet, të gjitha mëkatet e tij i sillen pranë dhe i vendosen mbi kokën dhe supet e tij, sa herë që bën sexhde apo ruku, ato bien prej tij.”[4]

Të nderuar vëllezër! Shpejtoni në pastrimin e zemrës nga smira. Sepse, zemra nëse është e pastër, i gjithë trupi ynë do të jetë i pastër, nëse zemra zhytet me smirën dhe prishet, atëherë i gjithë trupi ynë do jetë i prishur, Allahu na ruajt.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, nëse ajo është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Kjo copë mishi është zemra.”[5]

Dhe në fund:

Pendohu o vëlla nga ajo që kaloi dhe zotohu që kurrë nuk do t’u kthehesh atyre veprave të këqija.

Le të jete ky muaj një faqe e re për ne dhe zemrën tonë, mbi të cilën do të shkruajmë: O Zot, Ne jemi penduar nga mëkatet!

Allahu na i shëroftë dhe pastroftë zemrat tona nga smira!

Vazhdon…

Ligjëroi dhe Përgatiti: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shiko; Tefsir Ibn Kethir: vëll.1, fq.383).

[2] (Sahih et Tirmidhi: 2038).

[3] (Sahih en Nesai: 2912).

[4] (Sahihul-Xhami’ Nr.1671).

[5] (Buhariu dhe Muslimi).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...