- Vepra e mirë
Allahu i Madhëruar thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur”. Nahl 97.
- Gruaja e ndershme
Allahu i Madhëruar thotë: “edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë”. Furkan 74.
- Vendbanimi i gjerë
Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “O Zot, më zgjero shtëpinë time”.
Me një hadith tjetër: “Katër gjëra janë nga lumturia: gruaja e devotshme, vendbanimi i gjerë, fqinji i sinqertë dhe mjeti i udhëtimit i rehatshëm”.
- Pasuria hallall
Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Allahu është i mirë, dhe nuk e pranon përveç asaj që është e mirë”.
- Morali i mirë dhe butësia me njerëz
Allahu i Madhëruar thotë: “dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem”. Merjem 31.
- Mbrojtja nga borxhet dhe nga teprimi në shpenzim
Allahu i Madhëruar thotë: “dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes” Furkan 67.
Dhe poashtu tha: “Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë”. Isra 29.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com