KËRCËNIMET E ISIS-it!

KËRCËNIMET E ISIS-it!

0 2740

Justinian Topulli

Më shumë sesa të merren si shumë seriozisht, këto deklarime kërcënuese të shqiptarëve të inkuadruar në radhët e ISIS-it, duhen parë si retorikë boshe, nga njerëz që kërkojnë të rivendosin veten në qendër të vëmendjes, nga njerëz që nuk i njeh askush dhe që nuk përfaqësojnë askë, as fenë islame dhe as besimtarët muslimanë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Këta njerëz kanë nevojë për audiencë, ashtu si Lavdrim Muhaxheri kohë më parë, të cilin këta njerëz duket se duan ta zëvendësojnë dhe nuk është çudi që pas kësaj video të kemi të tjera të ngjashme me ato të Lavdrimit. Ndaj nuk është diçka e mençur ti jepet gjithë kjo hapsirë mediatike këtyre njerëzve të frustuar që nuk janë as vetvetja.

Problemet që kanë muslimanët shqiptarë sot në trojet e tyre nuk zgjidhen me një retorikë të tillë, përkundrazi me të tilla deklarime ato vetëm dëmtohen dhe hedhin benzinë në zjarrin e islamofobisë. Përdorimi i këtyre probleme dhe gjuha kërcënuese me të cilën ato trajtohen është e turpshme nga këta njerëz (nëse nuk kemi të bëjmë me ndonjë aktrim të qëllimshëm), gjuhë e cila është katërçipërisht e refuzuar nga ana jonë si muslimanë. Kemi të bëjmë pra, thjesht me një riciklim të të njëjtit imazh donkishotesk të Muhaxherit.

Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet këtyre njerëzve nga media është pikërisht t’i marrësh ata shumë seriozisht dhe të përhapësh mesazhet e tyre.

Zoti na ruajt nga mendtë e kokës!