BUZËQESHJA ËSHTË SYNET, MOTRA IME!

BUZËQESHJA ËSHTË SYNET, MOTRA IME!

0 4958

I dërguari i Allahut alejhi-selam ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”. (Et-Tirmidhi)

Të nderuara motrat e mia në Islam.

Ka më se një vit e gjysmë që Allahu më ka mundësuar të bëj atë që kisha shumë dëshirë të bëja prej vitesh, mbartjen e mbulesës dhe plotësimin e urdhrit të Tij të urtë.

Pas shumë vitesh studimi të fesë Islame, më erdhi natyrshëm ky vendim, ashtu si një mjek apo mësues i cili pas shumë përgatitjesh, pranon natyrshëm të veshë rrobën e bardhë të profesionit që ka zgjedhur.

Pas një kohe të gjatë mërgimi, kthehem në atdhe dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë lumturinë që ndjej kur një motër me shami, apo edhe një motër pa mbulesë, më japin selam. Ne nuk njihemi por, duket sikur udhëtimi ynë shpirtëror bashkohet në këtë përshëndetje të pastër.

Dhe për dikë që ka jetuar në mërgim, është diçka e papërshkrueshme me fjalë, ky afrimitet për hir të Allahut, pasi në mërgim mungojnë shumë gjëra që këtu quhen vogëlsira.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse disa motra, nuk arrijnë të t’a kthejnë selamin me një buzëqeshje, në një kohë kur ti, si një fëmijë i lumtur, përshëndet. Në mërgim kam mësuar përmes librave dhe internetit se pejgamberi ynë i dashur, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të, buzëqeshte gjithnjë. Dhe mendoj, se një selam i shoqëruar me një buzëqeshje, përveç se të dhuron sevap edhe lumturon dikë.

Ndaj buzëqeshni motra të nderuara për hir të Allahut.

Buzëqeshni kur përshëndetni një motër që ju jep selam, edhe pse s’e njihni, edhe pse nuk është e mbuluar ashtu siç do të doje ti, buzëqesh!

Nëse brenda teje ka një brengë, dhuroji një buzëqeshje motrës tënde dhe Allahu t’a lehtëson brengën tënde.

Munde të keqen dhe plotëso një synet, BUZËQESH.

Nëse Allahu na thotë të bëjmë diçka të tillë, nuk na e kërkon se ka nevojë për buzëqeshjen tonë, por sepse Ai e din që ti ke nevojë të çelesh në fytyrë, ndaj buzëqeshi motrës tënde për hir të Tij.

Burimi: albislam.com

M.V.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3108