SI JETON ASHTU EDHE VDES!!

SI JETON ASHTU EDHE VDES!!

0 1680

Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, thotë: “Një nxënës i imi, nga qyteti Mensura i Egjiptit, më betohej në Allahun se, një ditë nga ditët, e dëgjoi një familje duke bërtitur me zë të lartë, dhe nga meraku u ngjit shpejt në banesën e cila ishte mbi banesën e tij. I thanë të familjes se prindi i tyre është në prag të vdekjes!

I shkoi mendja te këshillat që ia dha këtij njeriu, dhe tha në vete se sa e këshillova këtë njeri për Allahun, mirëpo nuk u ndikua fare ! Sa herë më dëmtoi me zërin e muzikës, dhe i thosha shumë herë se nëse donë të dëgjosh muzikë, ulja zërin se unë nuk dua të dëgjoj, mirëpo ai e vazhdonte të veten!

Në atë momente ju thash fëmijëve të tij, se ju edhe tash vazhdoni të dëgjoni muzikë, kurse në këto momente ka melek të Allahut në shtëpi, lëshoni ndonjë kasetë me Kuran, e jo me muzikë! Kërkuan nga unë t’ua sjelli një kasetë dhe zbrita poshtë në banesën time, e morra kasetën dhe ua dërgova! E larguan kasetën e muzikës dhe e vendosën atë me Kuran!

Pasha Allahun në ato momente të rëndë të vdekjes, njeriu u zgjua dhe bërtiste dhe thoshte: jo.. jo.. jo.. nuk dua ta dëgjoj këtë zë.. jo nuk dua të dëgjoj Kuran! Lëreni muzikën të këndon, se ajo është që i jep jetë zemrës sime!!

Në ato momente ndërroi jetë, dhe ai përsëriste fjalët.. lëreni muzikën se ajo i jep jetë zemrës sime, lëreni muzikën se ajo i jep jetë zemrës sime! !!

Gjuha është zëdhënësi i zemrës.. dhe gjuha nuk e flet në momentin e vdekjes, përveç se asaj që ka qenë e vendosur në zemër dhe që e ka mbisunduar zemrën!!”.

Nëse jeton në adhurime, do të vdesësh në adhurime dhe do të ringjallesh ashtu!

Kush jeton me gjynahe dhe nuk pendohet, do të ndërron jetë në mëkate dhe do të ringjallet në atë gjendje ashtu si ka vdekur!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 601