17.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

LULJA E NËNTË

Disi i hutuar nga ndjenjat e përjetuar më parë, ecja rrugës sime, por as vetë s’dija kah më shpien këmbët. Jo veç që unë ndihesha i lumtur, por edhe sytë e mi kënaqeshin në këtë bukuri të rrallë. Ngado që shkoja, pajtohesha, ngase e dija se jashtë kornizave të këtij kopshti s’do të dalë. Isha brenda në të dhe e ndieja sikur në brendinë time është i njëjti kopsht gëzimesh.

I isha afruar një luleje ku këmba ime ishte ndeshur me trupin e saj. Ajo dukej si të ishte e turpëruar ku koka e saj ishte fshehur pas fletëve të saj. E unë, me të kapur në dorë, prej saj e mora këtë porosi: Xhabiri ka thënë: “Nëse agjëron, atëherë le të agjërojë veshi yt, syri yt dhe gjuha jote nga gënjeshtra dhe mëkatet. Largoja mundimet shërbëtorit dhe të kesh durim e qetësi në ditën e agjërimit tënd dhe mos e bën të njëjtë ditën e agjërimit me ditën e mosagjërimit tënd.”

E madhe është madhëria e Atij i Cili e obligoi këtë muaj me agjërim, doli nga gjuha, pas leximit të kësaj luleje. Kur tërë qenien e vet, njeriu e përfshinë në adhurime, pritet që brendia e tij të pastrohet dhe veç vepra të pastra pritet të rezultojnë prej tij. Dihet se fjala që dhemb, shëron, e zemra që vuan, shpëton. Aty ku përpjekja është e madhe për mirësi, s’ka kohë të lirë që të humbet dhe aty kur shfrytëzohet sasia e vogël me masë, mbahet konsideratë për të madhën. Ai i cili e ka ndier skamjen në ushqim, do të bëhet i mëshirshëm ndaj skamnorëve në bollëk.

M’u kujtua një thënie që kisha lexuar më herët, se aty ku përmendja e Zotit qëndron në gjuhë, pafundësia bëhet qëllimi i tij. Për këtë, sa jep njeriu për në rrugën e Tij, Ai i jep këtij qetësi dhe rahati në rrugën e tij. Mrekulli fshihet në jetë, ngase e padukshmja ka vlerë më tepër se sa e dukshmja, ky është fakt se banorëve të Parajsës, shpërblimi më i madh i cili u jepet atyre është largimi i perdes për ta parë Zotin. Ndaj, lehtë hidhet një shikim, vështirë harrohet ajo që është parë, për këtë, zemrës jepi çka duhet, jo çka donë ajo. Sepse sa më shumë e ruajmë shikimin, aq më e qetë është zemra, dhe sa më tepër heshtim, aq më e lehtë është gjuha.

Kur u kthjella nga kjo, vërejta se gishti tregues e fërkonte syrin, një flladitje shpirtërore e kishte përfshirë zemrën nga ky notim në këtë thënie. Ishte qetësuar dukshëm saqë erën të cilën e lëshonte lulja që ta nuhas më dukej se ishte shkrirë në mendimet që më rrodhën në mendje nga kjo lule, dhe të dyja së bashku jetonin në kënaqësitë që i jepte besimi në to. Sa e ëmbël jeta me besim, pëshpërita në vete, dhe, duke dashur ta vazhdojë ecjen time në kopsht, së bashku me lulen e lëshova edhe këtë thënie të moçme, të cilën më herët e kisha dëgjuar nga të mençurit e hershëm, si e shfrytëzojmë kohën, e kemi mendimin, e si e kemi mendimin, e kemi edhe jetën!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...