Pse është haram agjërimi për gratë me menstruacione?

Pse është haram agjërimi për gratë me menstruacione?

0 48187

Do të doja të di arsyen pse gratë me menstruacione nuk agjërojnë edhe pse agjërimi nuk ka të bëjë me papastërtinë.

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Besimtari duhet t’i nënshtrohet vendimit të Allahut dhe ta pranojë atë edhe në qoftë se ai nuk e di urtësinë e tij; por ajo duhet të jetë e mjaftueshme për atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar. Allahu thotë:

“Nuk i takon një besimtari apo besimtareje, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë gjykuar për një çështje që ata të kenë ndonjë mundësi zgjedhje tjetër në vendimin e tyre. Dhe kushdo që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me të vërtetë ka humbur në një humbje të qartë.” (Ahzab, 36)

“Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.” (Nur, 51)

Së dyti:

Besimtari duhet të besojë bindshëm se Allahu është i Urtë dhe se ai nuk ligjëson asgjë përveç në përputhje me urtësinë e Tij absolute, dhe Ai nuk urdhëron për asgjë, përveç asaj që është në interesin më të mirë të njerëzve dhe ai nuk ndalon  nga asgjë, përveç për të mbrojtur njerëzit nga e keqja e saj. Sa mirë Ibn Kethiri e thotë atë në el-Bidaje ve’l-Nihajeh (6/79):

“Ligji i Profetit (Suneti) (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është më e plota e ligjeve; nuk ka lënë ndonjë gjë të mirë që është e njohur nga të urtët si të mirë, pos se ka urdhëruar në atë, dhe nuk ka lënë ndonjë gjë të keqe që është e njohur nga të urtët si e keqe, pos që e ka ndaluar atë. Nuk ka urdhëruar ndonjë gjë nga të cilat njerëzit mund të thonë, “ah, po t’mos kishte urdhëruar këtë gjë, dhe nuk ka ndaluar asgjë për të cilën njerëzit mund të thonë, “Ah t’mos kishte ndaluar nga kjo gjë. “

Ne mund që të kuptojmë urtësinë, ose mund të jetë e fshehur nga ne, dhe mund që të jetë e fshehur nga shumica ose një pjesë e tyre.

Së treti:

Dijetarët janë pajtuar unanimisht se është e ndaluar për një grua me menstruacione të agjërojë, dhe se ajo detyrohet të kompenson ato ditë që për shkak të menstruacioneve ato ditë nuk i ka agjëruar, nëse është agjërimi i obliguar, siç ëshët agjërimi i muajit Ramazan.

Ata janë gjithashtu në dakord në qoftë se ajo agjëron, agjërimi i saj nuk është i vlefshëm.

Dijetarët ndryshojnë në mendime për arsyen apo urtësinë se pse agjërimi i një gruaje me menstruacione nuk është i vlefshëm.

Disa prej tyre thanë se arsyeja nuk është e njohur për ne.

Imam Haramejni ka thënë: “Ne nuk e dimë pse agjërimi i saj nuk është i vlefshëm, sepse pastërtia nuk është një parakusht për të.” (Nga libri el-Mexhmu , 2/386.)

Të tjerë thonë: “Arsyeja pse Allahu  ka ndaluar gratë me menstruacione për të agjëruar në kohën e periudhës së tyre është nga mëshira e Tij ndaj tyre, sepse humbja e gjakut dobëson ato dhe në qoftë se një grua do të agjërojë kur ka menstruacione, ajo do të dobësohet si nga menstruacionet po edhe nga agjërimi, në të cilin rast agjërimi do të jetë një barrë e padrejtë dhe madje mund të jetë e dëmshme.”

Shejh Islam Ibn Tejmije, në Mexhmu ‘el-Fetava (25/234) ka thënë:

“Në lidhje me menstruacionet themi:

Islami solli drejtësi në të gjitha gjërat, dhe ka ndaluar nga padrejtësia gjatë teprimit në adhurime, dhe na urdhëron që të jemi mesatarë në adhurime. Për këtë arsye Islami na urdhëron për të shpejtuar prishjen e agjërimit (iftarin) dhe për të vonuar syfyrin, dhe ai ndalon agjërimin e pandalshëm. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Më i miri dhe më i drejti agjërim është agjërimi i Davudit (paqja qoftë mbi të). Ai agjëronte një ditë e ditën në vijim nuk agjëronte dhe ai nuk ikte në takimin me armikun.” Drejtësia në adhurime është një nga qëllimet më të mëdha të Ligjvënësit. Prandaj Allahu thotë:

“O Pejgamber! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! – Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer profetninë tënde; Perëndia të ruan ty prej njerëzve. Se, Perëndia, me të vërtetë, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që nuk besojnë.” (El-Maideh 67)

Ndalimin e gjërave të lejuara e konsideroi si një shkelje e cila shkon kundër drejtësisë. Dhe Allahu thotë:

“Madje, për shkak të zullumit që bënë Hebrenjt, Na ua ndaluam atyre disa ushqime të shijshme, të cilat ishin të lejueshme për ta (më parë) dhe për shkak se i zmbrapsen shumë njerëz nga udha e Perëndisë, dhe për shkak se ata morën kamatë.” (Nisa, 160-161)

Për shkak se ata ishin zullumqarë, ata u ndëshkuan duke u ndaluar nga gjëra të mira, ndryshe nga umeti që ndjek rrugën e mesme, për të cilin gjërat e mira janë të lejuara dhe gjërat e këqija janë të ndaluara. Nëse është kështu, personi që agjëron është i ndaluar të konsumon gjëra që e forcojnë atë dhe e ushqejnë, dhe ai është i ndaluar që qëllimisht të nxjerr prej trupit të tij gjëra që mund ta dobësojnë atë. Përndryshe në qoftë se i lejohet ta bën këtë, ai do të jetë një shkelës dhe ai shkon në ekstremitet në adhurimin e tij, dhe ai nuk do të jetë i drejtë.

Gjërat që dalin nga trupi janë të dy llojeve:

Lloji i parë është i atyre që janë të pashmangshme ose që dalin në një mënyrë që nuk shkaktojnë ndonjë dëm. Nuk ka asgjë të keqe me këto, si urina dhe jashtëqitja, sepse ato nuk shkaktojnë ndonjë dëm dhe ato nuk mund të shmangen. Në qoftë se njeriu ka nevojë  për t’i nxjerrur, nuk e dëmtojnë një person, por është në dobi të tij; e njëjta vlen edhe në qoftë se një personi i vije e vjella dhe nuk mund ta ndalë atë, ose bëhet xhynub në gjum, e cila gjithashtu nuk mund të ndalet. Por në qoftë se një person vjell qëllimisht dhe nxjerr ushqimin dhe pijen që i japin forcë atij, ose masturbon shoqëruar nga ndjenjat e epshit … dhe menstruacionet që shkaktojnë gjakderdhje.

Një grua me menstruacione mund të agjërojë në një kohë tjetër përveç kohës kur ajo është me gjakderdhje, sepse atëherë ajo do të agjëron në një kohë kur ajo është në gjendje të mirë, kur ajo nuk humb gjak, gjë e cila i jep forcë për të, për trupin e saj.

Agjërimi në kohën kur ajo është me gjakderdhje do të dobësojë atë fizikisht dhe do të thotë se agjërimi është në një kohë kur ajo nuk është në gjendje të mirë, kështu që ajo është e urdhëruar të agjërojë në raste të tjera jashta menstruacioneve.” (përfundoi fjala e tij me shkurtesë)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com