Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.” (Talak: 3).
“Dhe vetëm te Allahu le të mbështeten besimtarët.” (Tegabun: 13).
Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mu shfaqën popujt; shikova një pejgamber dhe sêbashku me të ishte një grup i vogël (nga ata që e kanë ndjekur- prej tre njerëzve deri nëntë njerëz). Pastaj, shikova një pejgamber tjetër dhe së bashku me të ishin një apo dy veta që e kishin ndjekur. Njashtu, shikova një pejgamber i cili nuk kishte asnjë pasues me vete. Kur (pas pak) mu shfaq një turmë e madhe njerëzish dhe unë mendova se ata janë umeti im, por më thanë se ky është Musai dhe populli i tij që e pasonin (ndjeknin). Pastaj, shikova prapë, kur ja e shoh një turmë të madhe njerëzish, dhe më thanë se ky është umeti yt dhe se në mesin e tyre janë shtatëdhjetëmijë njerëz (besimtarë) që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u denuar. Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij. Njerëzit filluan të diskutonin rreth atyre shtatëdhjetëmijëve se kush mund të ishin ata. Disa prej tyre gjatë diskutimin thanë se ndoshta janë ata të cilët e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut. Disa tjerë thanê se ndoshta janë ata që kanë lindur në Islam dhe nuk i kanë shoqëruar Allahut asgjë, dhe përmendën edhe gjëra apo mendime tjerë gjatë diskutimit. Dhe, pas pak doli i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe i treguan se çfarë po diskutonin në mesin e tyre. I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” (Ata 70mijê njerëz që do të hyjnë ne xhenetin e Allahut pa dhënë llogari dhe pa u dënuar) Janë ata të cilët nuk kërkojnë t’u bëhet atyre rukje, ata të cilët nuk mjekohen përmes të djegurit, ata të cilët nuk u besojnë shenjave ogure dhe mbështeten vetëm te Zoti i tyre.” (Shënuan: Buhariu: 4/199(5270), Muslimi: 1/199).
Komentim i përgjithshëm:
Mbështetja në Allahun është njëra nga veprat (adhurimet) më madhore të zemrës së besimtarit.
Mbështetja në Allahun është vepër dhe adhurim i çiltër i zemrës.
Andaj, njësimi i Allahut pêrmes mbështetjes në Allahun (përmes Teuekulit) është obligim, ndërsa përkushtimi i Teuekulit ndaj dikujt tjetër përveç Allahut është Shirk.
Kuptimi i drejtë mbështetjes në Allahun është: Dorëzimi i zemrës para Allahut dhe kthyerja e zemrës tek Allahu duke u mbështetur në Allahun për çdo gjë si dhe duke i marrë shkaqet (sebebet) që i ka lejuar sheriati islam.
Allahu i veçon dhe nderon ata që i mbështeten vetëm Atij, si dhe u premton atyre shpërblime të madha(në dunja dhe në ahiret).
Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:
- Mësojmë pozitën e lartë që e ka Teuekuli (mbështetja në Allahun) në Sheriatin Islam.
- Mësojmë se Teuekuli është njëra prej veprave më madhore të zemrës.
- Mbështetja në Allahun është prej shkaqeve kryesore që muslimani mund të hyjë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur dhe dënuar fare.
Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim
Burimi: albislam.com
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani