22.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

KËTO TRE VEPRA JANË PREJ IMANIT

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut, Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

“Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le të thotë fjalë të mira ose le të heshtë. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë fqiun e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë mysafirin.” (Shënon Imam Buhariu dhe Muslimi).

Komentimi i hadithit:

Në këtë hadithë i Dërguari i Allahut, Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem, na sqaron tre gjëra që kanë vlera të mëdha në Fenë e Allahut (në Islam) dhe vepruesu i tyre aludon se e ka në rregull besimin në Allahun dhe Ditën e Ahiretit.

Pjesa e parë e hadithit: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le të thotë fjalë të mira ose le të heshtë.”

– Pra, nëse muslimani është në ndonjë mexhlis, ai duhet të flas vetëm fjalë të mira, të ëmbla, qoftë ato fjalë përmendje e Allahut, si : falënderimi i Allahut, madhërimi i Allahut, dhikri, mësimi i rregullave dhe dispozitave të fesë së Allahut, urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqja, ose të pyet vëllain e tij për gjendjen e tij, shëndetin, fëmijët e tij, në mënyrë që t’i dhurojë lumturi dhe dashuri vëllezërore atyre që janë në mexhlis.

Këto janë gjërat që duhet të jenë prezente tek mexhilset e muslimanëve. Mexhliset duhen të veçohen me dhikër, salavate mbi pejgamberin, alejhi selam dhe me fjalë të mira e të bereqetshme.

Nëse muslimani nuk di të flas fjalë të mira në mexhlise, ai duhet të hesht dhe të mos flas fjalë të këqija, siç janê: bartja e fjalëve (nemimeja), përgojimi i muslimanëve, përhapja e të metave (dobësive) të muslimanëve, etj.

Muslimani duhet ta dijë se çdo fjalë që e flet ajo shënohet dhe regjistrohet nga melaiket, qoftë ajo fjalê mirë apo e keqe.

Pjesa e dytë e hadithit: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë fqiun e tij,”

– Fqinj llogaritet ai i cili banon afër shtëpisë tënde, lagjes tënde apo edhe afêr punës tënde. Muslimani duhet të sillet në mënyrë të ndershme dhe edukative me fqinjin e tij. Muslimani nuk duhet t’i bêjë zullum (padrejtësi) fqinjit të tij.

Vlera dhe pozita e madhe e fqinjit vërehet qartë në hadithin e Muhamedit alejhi selam, ku thotë; “Nuk ndalonte Xhibrili të më porosiste rreshtazi për fqinjin, derisa mendoja se do ta fus në trashëgimi.”

Nderimi dhe respektimi i fqinjit bëhet në këto mënyra, psh: Thirrja gjatë darsmave, ndejave (mexhliseve ndryshme) ose dhurimi i dhuratave, etj. Të gjitha këto sipas mundësive që i ka njeriu, ngase Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij. Allahu xhele ue ala thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive që ka.” (El Bekare: 286).

Pjesa e tretë e hadithit: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë mysafirin.”

– Musafir llogaritet ai i cili vjen në shtëpinë tënde për vizitë apo për të kërkuar ndonjë ndihmë prej teje, qoftë ai mysafir i largët apo i afërt.

Mysafiri duhet të respektohet dhe t’i plotësohen nevojat, nëse i nevojitet diçka. Mysafiri duhet të pritet me buzëqeshje dhe fytyrëqelur.

Këto janë tre gjëra prej imanit, të cilat obligohet çdo musliman t’i kryejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithashtu, këto cilësi muslimani duhet t’ia mësoj fëmijëve të tij dhe t’i nxisë ata që të jenë praktikues të këtyre cilësive.

Lus Allahun e Madhëruar që ta na furnizojë me moral të lartë, me vepra të mira dhe të na largojë nga morali dhe edukata e keqe. Kërkoni nga Allahu, ngase Ai është dhurues i madh.

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonê, Muhamedin,- sal-Allahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...