SHIKIMI I BANORËVE TË XHENETIT NË FYTYRËN E ALLAHUT

SHIKIMI I BANORËVE TË XHENETIT NË FYTYRËN E ALLAHUT

0 3545

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, në Zotin e tyre do të shikojnë.” (Kijame: 22- 23).

Allahu,- xhele ue ala!,- për pabesimtarët, thotë:

“Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre.” (Mutafifin: 15).

Transmetohet nga Suhejbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit hyjnë në Xhenet, Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: ” A dëshironi t’u shtojë diçka më shumë (nga mirësitë e Mia)? Banorët e Xhenetit, thonë: A nuk na i ndriçove fytyrat tona? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga zjarri i Xhehenemit? Muhamedi, alejhi selam, thotë: Në ato çaste Allahu,- aze ue xhele!,- e largon perden (dhe banorët e xhenetit e shikojnë fytyrën e Allahut). Banorëve të Xheneti nuk u êshtë dhuruar ndonjë mirësi më e madhe nê xhenet sesa shikimi në Fytyrën e Zotit të tyre (apo shikimi i Allahut).” (Shënon: Muslimi: 181).

“Ata që bëjnë mirë, do të kenë shpërblim të mirë, e edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë errësira as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të xhennetit, në të cilin do të banojnë përherë. ” (Junus: 26).

Transmetohet nga Xhabir Ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ju do të paraqiteni para Zotit tuaj dhe do ta shihni Atë (Allahun) ashtu siç e shihni hënën.” (Shënuan: Buhariu: 2/52(573) dhe Muslimi: 633).

Komentim i përgjithshëm:

Prej shpërblimeve, mirësive dhe begatimeve më madhore që Allahu i ka përgatitur për banorët e Xhenetit është shikimi i banorëve të xhenetit nê fytyrën e ndritur të Allahut të Lartëmadhëruar.

Shikimi në fytyrën e Allahut, është kënaqësia më madhore e banorëve të xhenetit.

Banorët e xhenetit do t’i harrojnë të gjitha kënaqësitë e Xhenetit, nga kënqësia që e ndjejnë në çastet kur e shikojnë Fytyrën e ndritur të Allahut të Madhëruar.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Besimtarët do ta shikojnë Allahun,-xhele ue ala!,- në botën tjetër.
  2. Shikimi i banorëve të xhenetit në fytyrën e Allahut, është prej begative më të mëdha dhe më madhore.
  3. I ndalohet pabesimtarëve ta shikojnë fytyrën e Allahut.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabaniٌ

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM