NJIHE FENË TËNDE ( PJESA – 54 -)

NJIHE FENË TËNDE ( PJESA – 54 -)

0 2107
  1. Cilat janë kushtet e ndërmjetësimit (shefatit) në Ditën e Gjykimt?

– Kushtet e shefatit në Ditën e Gjykimit janë dy:
a) Dhënie leje nga Allahu, xhele ue ala, për shefat, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Kush mund të ndërmjetësoj për ndokend pa lejën e Tij?” (Bekare: 255).
b) Allahu duhet të jetë i kënaqur me dytë (ndërmjetësuesin dhe për atë që ndërmjetësohet), argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Dhe (ata) ndërmjetësojnë vetëm për ata që është i kënaqur Allahu.” (Enbija: 28)

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani pasi të përfundojë ngrënien e ushqimit?

– الحمد الله الذي أطعمني هذا ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة
(Elhamdulilah eledhi et’ameni hadha uerezekanihi min gajri haulin mini uela kuevetin)
Përkthimi: “Falënderimi i takon Allahut, i cili ma mundësoi ngrënien e këtij ushqimi dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time.”
(Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, Sahih et Tirmidhi: 3/159)

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani kur t’i afrohet bashkëshortes së tij për mardhënie seksuale?

– بسم الله اللهم جنبنا الشبطان وجنب الشيطان ما رزقتنا
(Bismilah, Allahume xhenibnesh shejtane ue xhenibish shejtane ma rezektena)
Përkthimi: “Me emrin e Allahut, o Allahu im na e largo shejtanin prej neve dhe prej asaj që do të na furnizosh me të.” (Buhariu: 6/141 dhe Muslimi: 2/1028)

  1. Besimi në Kaderin e Allahut përfshinë katër çështje, cilat janë ato?

– 1. Dituria ( Besimi se Allahu është i Ditur për çdo gjë në detaje). 2. Shkrimi ( Besimi se Allahu e ka shkruajtur çdo gjë që do të ndodh në Librin e Tij Leuhi Mahfudh). 3. Dëshira( Dëshira apo Vullneti i Allahu për të ndodhë gjërat). 4. Krijimi ( Allahu është Krijuesi i vetëm i çdo gjëje).

  1. Cila është vlera e faljes së Namazit?

-Allahu xhele ue ala, thotë: “Dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” (Ankebut : 45).

  1. Si i përgjigjet muslimani pytjes së melaikeve, kur e pyesin në varrë duke i thënë: Çfarë thoje ti për këtë njeri, Muhamedin?

– Muslimani përgjigjet në këtë mënyrë: Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij.

  1. Kush janë dhjetë të përgëzuarit me Xhenet?

-1. Ebu Beker Es Sidik 2. Othman Ibn Afan 3. Omer Ibn Hatab 4. Ali Ibn Ebi Talib 5. Talha Ibn Ubejdullah 6. Zubejr Ibn Auam 7. Sa’d Ibn Ebi Uekas 8. Seid Ibn Zejd Ibn Amr Ibn Nufejl 9. Abdurrahman Ibn Auf 10. Ebu Ubejd Ibn Amir Ibn Xherrah.

  1. Cilat janë kushtet e agjërimit të Ramazanit?

– Kushtet e agjërimit të Ramazanit janë katër, e ato janë:
1. Islami, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për jobesimtarin.
2. Puberteti, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për fëmijën dhe atë i cili ende nuk ka hy në pubertitet.
3. Mendja e shëndoshë, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për të çmendurin .
4. Fuqia për agjërim, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për plakun e shtyer në një moshë të thellë, apo të sëmurin.

9. Kur lejohet mosagjërimi në Ramazan?

– Mosagjërimi në Ramazan lejohet në tre raste, e ato janë:
a) Lejohet të mosagjëroj Ramazanin i sëmuri. b) Plaku i shtyer në moshë të thellë. c) Musafiri apo udhëtari.

– Allahu xhele ue ala, thotë: “Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera.” (Bekare : 185)

10. Çfarë është sunet të thuhet kur të zgjohesh nga gjumi ?

– الحمد الله الذي أحيانا بعد أماتنا وإليه النشور
(Elhamdulilah eledhi ahja’na’ ba’de ma ema’tena’ ue ilejhin nushur)
“Falënderimi takon Allahut i Cili na ringjalli pasi na bëri të vdekur, dhe tek Ai është ringjallja(tubimi në ditën e gjykimit.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi).

11. Cila është vlera e leximit të Kur’anit?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ”Lexonie Kur’anin, sepse ai do të ndërjmetësojë në ditën e gjykimit për ata që e lexojnë.” (Shënon: Muslimi – 804).

12. Cila është vlera e namazit të natës?

-Transmetohet nga Abdullah ibn Selam,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin në mesin tuaj, ushqeni të varfërit, faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur, do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe-shpëtim (selame).” (Shënon: Tirmidhiu – 2378).

13. Cila është vlera e faljes së sunetit të Ikindisë?

– Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i falë katër reqate (sunet) para (farzit) Ikindisë.” (Shënon: Tirmidhiu – 340, Ebu Davudi – 1272).

14. Cila është vlera e faljes së sunetit të sabahut?

– Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- nuk i linte pa i falur kurrë dy reqate sunet para farzit të sabahut.

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Dy reqatet (sunet) të sabahut janë më me vlerë se dynjaja dhe çka ka në të.”

15. Cila është vlera e safit të fundit për gratë dhe vlera e safit të parë për burrat në Namaz?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Safi i parë (në namaz) për burrat është më i mirë, kurse safi i fundit është më i keq. Safi i fundit për gratë është më i mirë, kurse safi i parë është më i keq.” (Shënon: Muslimi – 440).

16. A i ndalohet xhunubit (të papastërtit) falja e namazit dhe Tavafi rreth Qabes?

Po! I ndalohet atij; 1. Falja e namazit 2. Tavafi rreth Qabes 3. Prekja e Mus’hafit 4. Qëndrimi dhe ulja në Xhami, etj.

17. A lejohet mes’hu mbi meste, sa është kohzgjatja dhe kur fillon mes’hu?

– Po lejohet mes’hu mbi meste. Kohzgjatja për vendasin : 24orë (1ditë dhe 1natë). Kohzgjatja për udhëtarin: 72orë (3ditë dhe 3natë). Mes’hi mbi meste fillon qysh momentin kur t’i i jep mes’h mbathjeve ose qorapave për herë të parë.

18. Cila është rëndësija e nijetit?

– Nijeti është një nga kushtet e pranimit të veprave. Vendi i nijetit është zemra. Nijeti është i patjetërsueshëm të jetë prezent në kryerjen e veprave. Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Veprat shpërblehen sipas qëllimit(nijetit) dhe çdo kujt i takon ajo çfarë ka pas nijet (qëllim). ” (Shënon: Buhariu dhe Musliu)

Autori: Sami Abdurrahman Kubaxhe

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1259

0 1464