20.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Agjërimi i ditëlindjes dhe ditëlindjes së Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)!

Pyetja: A është e lejueshme agjërimi për ditëlindjen e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) bazuar në hadithin e shëshuar në Sahihun e Muslimit, Nesaiut dhe Ebu Davudit, i cili thotë se kur ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u pyet rreth agjërimit të ditës së hënë, ai tha: “Kjo është dita në të cilën kam lindur …”

Gjithashtu duke u bazuar në këtë hadith, a është e lejuar për një person të agjërojë ditën në të cilën ai ka lindur, duke ndjekur kështu Pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)? Ju lutem më shpjegoni.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Transmeton Muslimi nga Ebu Katade el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u pyet rreth agjërimit të ditës së hënë dhe ai tha: “Në atë ditë unë kam lindur dhe në atë ditë filloi të më zbriste shpallja.”

Tirmidhiu ka transmetuar një hadith, që ai e ka vlerësuar si hasen, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Veprat i paraqiten ( Allahut), të hënën dhe të enjten dhe unë dëshiroj që veprat e mia të paraqiten duke qenë unë agjërueshëm.”

Albani, e vlerësoi sahih në Sahih el-Tirmidhi.

Nga hadithet e vërteta të përmendura më sipër, është e qartë se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ashtu si agjëronte të hënave në shenjë falënderimi për bekimin e lindjes së tij në këtë ditë, ai gjithashtu agjëronte për shkak të vlerës së kësaj dite, për arsye se në këtë ditë filloi t’i zbriste shpallja, dhe në atë ditë veprat i paraqiten Allahut. Pra, ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dëshironte që veprat e tij që do t’i paraqiten të jetë agjërueshëm. Fakti se ai ka lindur në atë ditë ishte një prej disa arsyeve për të agjëruar atë ditë.

Kush agjëron të hënave, siç ka vepruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke shpresuar falje në atë ditë, falënderim për mirësitë që Allahu ia dhuroi robërve të Tij në këtë ditë – e prej mirësive më të mëdha për robërit e Tij është lindja e Pejgamberit të Tij dhe dërgimi i tij- duke shpresuar që të jetë në mesin e njerëzve të cilët janë falur në atë ditë, atëherë kjo është diçka e mirë dhe është në përputhje me atë që është vërtetuar nga Suneti i Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Por ai nuk duhet ta veçojë një javë nga javët tjera, ose një muaj nga muajt e tjerë. Por vepron ashtu siç ka vepruar edhe më herët gjatë jetës së tij.

Ndërsa të veçohet një ditë e vitit me agjërim, duke kremtuar lindjen e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kjo është një risi (bidat), që është në kundërshtim me Sunetin e Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) agjëronte të hënave, kjo ditë e caktuar e vitit është dita e hënë, sikur që është edhe në ditë tjera të javës.

Së dyti:

Ajo çfarë është e përhapur në mesin e njerëzve në ditët e sotme që ata e quajnë festë e ditëlindjes, e të përhapin kremtimin e asaj dite, është një risi që nuk është e lejuar në Islam. Muslimanët nuk kanë fetsa tjera përveç dy festave, ajo e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Pastaj, ku ishin sahabët, dhe ata që erdhën pas tyre, nga kjo vepër?

Nuk dihet se ndonjë prej dijetarëve të Selefit ose ndonjë prej dijetarëve të mëhershëm, tha se është adhurim fetar agjërimi i një dite të javës, apo një dite të muajit apo të vitit, dhe shndërrimi i asaj dite në ditë festë, sepse Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka agjëruar në secilën javë ditën e lindjes së tij , e cila ishte ditë e hënë. Nëse kjo do ishte e ligjësuar, dijetarët dhe njerëzit e mirë do na kishin paraprirë në veprim, përderisa ata nuk kanë vepruar, na bën të kuptojmë se kjo gjë është e shpikur dhe nuk lejohet të veprohet.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...