MORALI I PEJGAMBERIT, sal-Allahu alejhi ve selem

MORALI I PEJGAMBERIT, sal-Allahu alejhi ve selem

0 6026

Hutbeja e parë

Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf El-Kahtanij

Morali i Pejgamberit salallahu alejhi ve selem

Falenderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu ska kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, ska kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin atë me mirësi deri në Ditën e Kijametit, më pas:

Robër të Allahut dijeni se: Allahu e dërgoi Muhamedin, salAllahu alejhi ve selem, mëshirë për botët, andaj i Lartësuari tha: “Ne o Muhamed të dërguam ty mëshirë për botrat“1.

Ai, salAllahu alejhi ve selem, ishte mëshirë për njerëzit, xhinët, qofshin ata besimtarë apo jo. Thirri njerzin për tek Allahu që t’i nxjer nga errësira në dritë, Allahu i drejtohet profetit të tij dhe i thotë: “Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës.Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje,prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë“2.

Allahu i thotë pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem: “Kur Ne dërguam te ty një grup xhindësh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues”3.

Ai, salAllahu alejhi ve selem, ishte mëshirë për botët, argument mbi gjithë krijesat, begati mbi njerëzimin nga Allahu, siç tregon Allahu: “Është e vërtetë se Allahu u dha dhurata të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur”4.

Ebu Nedreteja përcjell; Më ka treguar ai i cili ka dëgjuar hytben e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, në mes të ditëve të teshrikut duke thënë: “O ju njerëz Zoti juaj është Një, babai i juaj është një, nuk ka dallim ndërmjet arabit dhe joarabit, e as të joarabit mbi arabin, as i kuqi ndaj të ziut, e as të ziut ndaj të kuqit, veçse me devotshmëri”5.

Kjo qartazi tregon se nuk ka dallim ndërmjet njerëzve, vetëmse me devotshmëri. Andaj çdoherë kur njeriu është më i devotshëm ai është më i mirë, pa marrë parasysh se çfare ngjyre apo race është.

Allahu i lartësuar i dhuroi këtij profeti fisnik të gjithë veçoritë e moralit; Andaj nuk mund të numërohet numri i atyre që hyrën në islam shkaku i sjelljes së tij fisnike, salAllahu alejhi ve selem, qoftë ai moral i mirë e fisnik nga: bujaria e tij, fisnikëria e tij, falja e tij, zemërgjërsia e tij, urtësia e tij, dashamirësia e tij, durimi i tij, modestia e tij, drejtësia e tij, mëshira e tij, mirësia e tij, trimëria e tij, forca e tij, apo me virtyte tjera të moralit.

Andaj kushdo që e vështron mirë biografinë e këtij profeti, salAllahu alejhi ve selem, arrin në përfundim se ai pandërprerë ka qenë i paisur me moral të mirë në çdo rast, nisur nga kjo njerëzit hynin në fe grupe grupe.

Kjo me mirësinë e Allahut pastaj me vlerën e madhe të moralit të tij, salAllahu alejhi ve selem, andaj janë të shumtë ata që pranuan islamin nga sjellja e mirë e tij, salAllahu alejhi ve selem.

Umame ibn Uthali ishte një prej atyre që shkak i islamit të tij ishte falja e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem , i cili vet tregon dhe thotë: “Për Allahun nuk ka pasur në sipërfaqe të tokës fytyrë më të urryer tek unë se sa fytyra yte, ndërsa tash fytyra yte është më e dashur tek unë se kushdo në botë, për Allahun nuk ka pasur në sipërfaqe të tokës fe më të urryer tek unë se sa feja yte ndërsa tash feja yte është me dashur për mu se çdo fe tjetër, për Allahun nuk ka pasur në sipërfaqe të tokës vend më të urryer tek unë se sa vendi yt, e ndërsa tash vendi yt është më i dashur për mua se çdo vend tjetër në botë”6.

Beduini tjetër në rradhë është ai i cili tha : “O Allah më mëshiro vetëm mua dhe Muhamedin e mos mëshiro tjetërkend pos neve”. Ngase ky njeri ngeli i impresionuar nga falja e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, kur ai beduini urrinoi në xhami , prapseprap Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, nuk toleroi që ai të ngushtonte mëshirën e madhe të Allahut që përfshin gjithçka, por ju drejtua atij me këshillat: “E ngushtove atë që është shumë e gjërë”7.

Muavije ibn Hakemi është njeriu me të cilin Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, u soll me të me dashamirësi gjatë mësimit të tij, ku vet Muaviju tregon dhe thotë : “Nënë e babë i bëfsha kurban për të, s’kam parë mësues më të mirë para e pas tij, për Allahun as që më ka ndaluar nga diçka, as që më ka rahur, e as që më ka ofenduar”8. Njashtu i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, një njeriut i dha dhen sa ndërmjet dy kodrave, njeriu u kthye tek populli i vet dhe ju tha : “O populli im pranoni islamin ; sepse Muhamedi jep dhe nuk i frikësohet varfërisë”9.

Safvan ibn Umeja, njëri nga prijësit e jobesimtarëve kurejshit, këtij Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem i dha njëqind dele, pastaj një qind tjera, pastaj edhe njëqind tjera, pas kësaj Safvani tha : “Për Allahun më dha i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, sa më dha, ai për mua ishtë fytyra më e urryer në botë, vazhdoi të më jipte derisa atë e dua ma shumë se çdo njeri tjetër”10.

Një pagan tjetër dëshiroi ta vret Pejgamberin, salAllahu alejhi ve selem me shpatë, mirëpo Allahu e ruajti të Dërguarin e Tij, salAllahu alejhi ve selem, prej këtij njeriu , derisa i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, e fali ate11. Pastaj ky person e pranon islamin kthehet tek populli i vet, i thërret ata në islam, e në dorë të tij e pranuan islamin shumë vetë 12.

Abdullah ibn Selami i cili ishte dijetar çifut, erdhi tek i Dërguari i Allahut kur ai erdhi në Medine, ku personalisht Abdullahu e përshkruan rastin si në vijim : “Iu afrova afër njerëzve të shoh se çka po ndodh, veç kur e shikova Pejgamberin, salAllahu alejhi ve selem, në fytyrë e vërejta se fytyra e tij nuk është fytyrë gënjeshtari, gjëja e parë që dëgjova nga ai ishte : “O ju njerëz ! Jepni selam, ushqeni të varfërit, mbani lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerzit janë në gjumë, do të hyni në xhenet me selam”13.

Zejd ibn Saiji, çifuti i cili e provoi Pejgamberin salallahu alejhi ve selem , ndërsa i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e fal dhe e urdhëron Umerin t’i jep një dhuratë, ather Zejdi thotë : “Cdo shenjë të profetsisë e kam parë në fytyrën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, përveç dy gjërave të cilat nuk e kam sprovuar në to: dija e tij e tejkalon injorancën e tij, të shtyhesh me të me injorancë nga ai reflekton vetëmse urtësi. Edhe këto i provokova tek ai dhe dëshmoj o Umer se unë jam i kënaqur me Allahun Zot, me islamin fe dhe me Muhamedin Profet, si dhe ti je dëshmitar që gjysma e pasurisë sime është sadaka për umetin e Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem” 14.

Një çifut tjetër në prag të vdekjes thotë: Pasha Atë i cili e zbriti Tevratin, në librat tona i kemi cilësitë tua dhe ardhjen tënde, andaj unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut” 15.

Nexhashiu mbreti i krishterë nga Etiopia kur dëgjoi për thirrjen e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe fjalët e tij se : Isau është rrob i Allahut dhe i Dërguari i tij, ather ju tha të deloguarve të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem : « mirësevini bashkë me atë që vini nga ai edhe unë dëshmoj se ai është i Dërguari i Allahut, si dhe se ai është ajo për të cilën paralajmëroi Isau për ardhjen e tij, sikur të mos ishte pozita mbretrore që kam do të shkoja dhe do të ja puthja nallet e tija »16 .

Herakliu më i madhi tek rromakët, një i krishterë, i thotë Ebu Sufjanit pasiqë ai i tha se ai nuk mashtron, urdhëron për ta adhuruar Allahun e vetëm dhe të mos i përshkruhet atij shok, ndalon nga adhurimi i putave, urdhëron për faljen e namazit, për drejtësi, pastërti, atherë Herakliu i tha Ebu Sufjanit : « nëqoftëse është e vërtet ajo që thua ai do të sundoj vendin ndër këmbët e mia, e kam ditur se do të del mirëpo se kam ditur se do të jetë nga ju, sikur ta dija se jam i sinqertë me të do të mirrja rrugën për takimin me të, si dhe sikur të isha në praninë e tij do të ja laja këmbët e tij »17.

Allahu e ka thënë të vërtetën kur thotë : ” Ti (o Muhamed) je në shkallë të lartë të moralit”18. Poashtu të vërtetën e ka thënë profeti i nderuar i cili tha: “Jam dërguar të plotësoj virtytet e moralit”19.

Aisheja radijallahu anha kur është pyetur për moralin e të Dërguarit salallahu alejhi ve selem ? Tha: «Morali i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem ishte Kurani»20.

Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar, Allahu i Lartëmadhëruar thotë: ” Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirëshëm.”21 Allahu më bekoftë mua dhe juve me Kuranin dhe sunet, më bëft dobi mua dhe juve me argumentet dhe urtësitë e tyre, them këto fjalë duke kërkuar nga Allahu të më fal mua dhe juve si dhe gjithë besimtarët, kërkoni falje nga Ai sepse me të vërtet ai është Falës dhe Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut për mirësit e tij, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut të pashoq, duke shenjtëruar çështjen e tij,njëashtu dëshmoj se Muhamedi është rrob dhe i dërguari i tij,thirrës në kënaqësinë e Tij, bekimet e Allahut qofshin mbi të mbi familjen e tij mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij me mirësi deri në ditën e fundit, lësho mirësi të shumta mbi ta më pas:

Rrobër të Allahut: Kini frikë Allahun , pasoni profetin tuaj të mëshirshëm, sepse Allahu atë e dërgoi mëshirë për botrat, siç potencon i Lartësuari:”Ty o Muhamed të kemi dërguar mëshirë për botrat”22. Ebu Hurejra radiallahu anhu thotë: thanë: o i Dërguari i Allahut lutju Allahut kundër mushrikëve. Tha:”Unë nuk jam i dërguar si mallkues por jam i dërguar si mëshirë”23. Në hadithin e Hudhejfes radiallahu anhu qëndron se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:”çdonjeri nga umeti im që e kam sharrë apo mallkuar duke qenë i hidhërruar, unë jam njeri si ju, nga bijtë e Ademit, hidhërohem siç hidhëroheni, mirëpo mua Allahu më ka dërguar mëshirë për botrat, këtë do ta bëj për ta salat(bekim) në ditën e kijametit”24.

Poashtu në hadithin e Ebu Hurejres qëndron se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Unë jam mëshirë udhërrëfyese”25.

Poashtu ai salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Unë jam Muhamed, Ahmed, El-Mukafij (vula e profetëve), El-hashir, pejgamberi i pranimit të pendimit, pejgamber i mëshirës”26.

Rrobër të Allahut! Dijeni se muslimani është i urdhëruar ta pason këtë profet të mëshirës “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”27.

Dërgoni sa më shumë salavate mbi të dërguarin udhërrëfyes, ashtu siç ju ka urdhërua Allahu ku thotë:” Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.”28 Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë :”Kush çon salavat një herë mbi mua Allahu çon dhjetë herë mbi të”29. O Allahu lëshoj bekimet dhe mirësit tua mbi të, o Allah je i kënaqur me shokët e tij: Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun si dhe sahabët e tjerë të pejgamberit tonë në përgjithësi, poashtu na mëshiro neve bashkë me ta me mëshirën tënde o mëshiruesi i më tw mëshirshmëve. O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët, poshtërsoe shirkun dhe mushrikët, rruaje folenë e kësaj feje, o Allah na bën të sigurt në

vendet tona, përmisoi prijësit tanë dhe gjithë kryetarët e muslimanëve. O Allah fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, qofshun ata të gjallë apo të vdekur, fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mbroj ata nga dënimi i varrit dhe i zjarrit me mëshirën tënde o më i mëshirshmi i të mëshirshmëve. O Allah nga ti kërkojmë udhëzim, devotshmëri,pastërti, pasuri, o Allah na udhëzo dhe na forco; “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”30.

Robër të Allahut: ” Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.31” Përmendeni Allahun e madh që Ai tju përmend juve, falenderoni Atë që tua shton të mirat, “pasi që të përmendurit e Allahut është diçka e madhe Allahu e din çfarë punoni!”32

Përshtati: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_________

Naters, Zvicër.

[1] Enbija: 107.

[2] Araf: 158.

[3] Sure Ahkaf, ajeti: 29.

[4] Sure Ali imran, ajeti: 164.

[5] Ahmedi në Musned,12/226, Hejthemiu në mexhmuu zevaid 3/266 thotë: e transmeton Ahmedi dhe burrat e tij janë burra të saktë.

[6] Buhariu: 4372, Muslimi: 1764.

[7] Buhariu: 6010.

[8] Muslimi, 537.

[9] Muslimi,2312.

[10] Muslimi, 2313.

[11] Buhariu në fet-h 60/96, 97, Nr: 2910, Muslimi,4/1786, nr:843.

[12] Fet-hul bari, ibn Haxher, 7/428, Sherh Nevevij, 15/44.

[13] Tirmidhiju, nr: 2485, ibn Maxheh nr: 3251, shiko në sahih Tirmidhij: 2/303.

[14] Isabeh fi temjizi sahabeh e ibn Haxherit,1/566.

[15] Ahmedi, 5/411, këtë transmetim e forcon ibn kethiri në tefsirin e tij, 2/252.

[16] Sijer alamu nubela, Dhehebij, 1/438.

[17] Buhariu, nr: 7.

[18] Sure Kalem, ajeti: 4.

[19] Bejhekiu, 10/192, Ahmedi, 2/381, shiko në Sahiha të Albanit, nr: 45.

[20] Muslimi, nr: 746.

[21] Sure Teube, ajeti:128.

[22] Sur Enbija, ajeti: 107.

[23] Muslimi: 1599.

[24] Ebu Davudi, nr: 4659, ndërsa Albani hadithin e saktëson në Sahih ebi Davud, 3/134.

[25] Transmeton Ibn Sadi, 1/192, ibn ebi Shejbeja, 11/504, Hakimi, 1/35, Albani e saktëson hadithin në silsiletu ehadith sahihame rrugët e shumta të tija me nr: 490.

[26] Muslimi, nr: 2355.

[27] Sure Ahzab, ajeti: 21.

[28] Sure Ahzab, ajeti: 56.

[29] Muslimi, nr: 384.

[30] Sure Bekare, ajeti: 202.

[31] Sure Nahl, ajeti: 90.

[32] Sure Ankebut, ajeti: 45.

GJITHASHTU NË ALBISLAM