SHEMBULLI I SHOQËRISË ISLAME

SHEMBULLI I SHOQËRISË ISLAME

0 1547

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Numan Ibn Beshir, radijAllahu anhu, tregon se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i atij njeriu i cili u përmbahet (zbaton) urdhrave dhe detyrimeve të Allahut në krahasim me ata që i cenojnë ato, është si shembulli i atyre të cilët hodhën short për vendet e tyre në anije: disa zunë vendet lart dhe disa zunë vendet poshtë. Kur këta të dytët (që ishin poshtë) kishin nevojë për ujë, duhet që të ngjiteshin lart për të sjellë ujë (dhe kjo i shqetësonte të tjerët), kështu që (menduan dhe) thanë: Sikur të hapim një vrimë këtu në pjesën tonë të anijes (dhe të marrim ujë) duke mos i shqetësuar ata që janë sipër. Kështu pra, në qoftë se njerëzit e pjesës së sipërme do t’i linin ata poshtë të bënin ç’donin të bënin, atëherë të gjithë do të shkatërroheshin, por, në qoftë se do zgjatnin dorën atyre (t’i ndalonin ata), atëherë ata do shpëtonin dhe të dyja palët do të shpëtonin.”[1]

DOBI NGA HADITHI

  1. Muhelebi, ka thënë: “Dënimi zbret për ata të cilët e lënë urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja.”
  2. Duhet të kemi durim ndaj dëmeve të fqiut, për të parandaluar një dëm edhe më të madh. Ai që gjendet në katin e poshtëm nuk duhet t’i shkakton dëme personit që është më lartë, që nëse ndodh t’i ketë bërë dëm, ai duhet kompensuar atë, dhe personi i cili qëndron lartë duhet ta parandalon atë të mos bëjë dëm.
  3. Vlera e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, është një shkak i mbrojtjes dhe shpëtimit.
  4. Qëllimi i shëndoshë nuk është i mjaftueshëm që një vepër të jetë e saktë, por, patjetër duhet të jetë në pajtim me fenë, duke marrë në kosnideratë rregullat dhe parimet.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Buhariu, 2493

GJITHASHTU NË ALBISLAM