- E mësova se rizkun tim nuk ka mundësi të ma merr askush, andaj u qetsua zemra ime. E mësova se punët e mia nuk i kryen askush pos meje, andaj u angazhova ti kryejë ato vetë.
- Duaja është ilaç i dobishëm për shërimin e sëmundjes, por neglizhenca e zemrës ndaj Allahut e dobëson forcën e saj.
- Ji i drejtë para se të jesh bamirës.
- Nëse fjala e këshilluesit del nga zemra ajo depërton në zemrat e ndëgjuesve, kurse nëse del vetëm nga gjuha e këshilluesit ajo nuk do të arrijë as tek veshi i ndëgjuesve.
- Lukman Hakimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Varfërinë e sjell dembelizimi, armiqësinë e sjell xhelozia, sëmundjen e sjell mërzia.”
- Ata të cilët mendojnë dhe kanë bindjen se paraja është gjithçka, atëherë ata veprojnë gjithçka për të (paranë) apo për të arritur tek paraja.
- Nêse dëshrion të të falin gabimet dhe t’i mbulojnë të metat e tua njerëzit, atëherë falja dhe mbuloja edhe ti atyre.
- Çdo herë që e sheh një burrë i cili ka arritur shumë në kërkimin e diturisë, atëherë dije se pas tij qëndron një grua e madhe dhe me vlerë, qoftë nëna apo gruaja e tij.
- Gruaja e mençur e vlerëson burrin e saj me veprat e tij e jo me pasurinë e tij.
- Mos kërko nga gruaja të të dojë, por bêri punët që ajo të të dojë.
- Aq më shumë që shtohet interesi i gruas për zbukurimin dhe rregullimin e fytyrës së saj, aq më shumë zbehet interesi për zbukurimin dhe rregullimin e shtëpisë së saj.
- Gruaja u krijua pas krijimit burrit, dhe mu për këtë arsye ajo e pason burrin e saj(shkon pas tij apo sipas urdhërave të tij).
- Edukata e shumtë me dituri të paktë është më e frytshme sesa edukata e paktë me dituri të shumtë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine
Burimi: albislam.com