SHEMBULLI I SHOKUT TË MIRË

SHEMBULLI I SHOKUT TË MIRË

0 4672

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Musa, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe atij të keq, është sikurse shitësi i parfumit dhe i farkëtarit. Shitësi i parfumit ose do të parfumos, ose ti blen prej tij, ose do gjesh erë të mirë. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat ose do gjerë erë të keqe tek ai.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Nga urtësia e Allahut të Madhëruar mbi krijesat e Tija është se e bëri njeriun nga natyra e tij të jetë i varur , të përzihet me të tjerë, e të ulet me ta, e të takohet.

Këto takime kanë efektet e qarta në mendjen dhe metodologjinë e njeriut, në sjelljet e tija, e që ndoshta mund të jenë edhe shkaku pozitiv në ecueshmërinë e njeriut dhe lumturinë e tij në këtë botë dhe botën tjetër. Këtë e vërteton sheriati, logjika dhe realiteti.

I padrejti do pendohet ditën e Kiametit, e do i vije keq që ka shoqëruar të devijuarit, e që ishin shkak në devijimin dhe lajthitjen e tij “Dhe, atë Ditë zullumqari do t’i hajë gishtat e duarve të veta, e thotë: “Ah! Ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me Pejgamberin.” Furkan, 27.

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky hadith ndalon nga ndeja me atë i cili sjell dëm në fe dhe në çështjet e dynjasë poqëse njeriu ulet me të, dhe (ky hadith) nxit për të ndejtur me ata të cilët janë të dobishëm në të dyja.”

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky është një shëmbëllim nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për shoqëruesin e mirë me bartësin e parfumit dhe shoqërusin e keq me farkëtarin. Këtu tregohet vlera e ndejës me njerëzit e mirë, bamirësit, njerëzit me virtyta të larta të moralit, modestë, të dijshëm e të edukuar, dhe ndalimi i ndejës me njerëzit e këqinj, bidatçinjët, me ata të cilët përgojojnë, apo të cilët janë mëkatarë, apo që humbin kohën, e të tjera nga gjërat e urryera.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Vlera e shoqërimit më të mirët, bamirësit, e nxitja në të, nga gjurmët e së cilës janë;
  • Se ai i cili qëndron me ta përfiton nga bereqeti që zbret tek ta, dhe kështu që e mira i përfshinë të gjithë edhe nëse vepra e ndokujt prej tyre nuk ka arritur gradën e tyre, ata janë një popull që nuk humb kushdo që ulet me ta.
  • Të ndikuarit prej tyre, ngase njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj gjithsecili le të shikon se kë e shoqëron.

Shumë bukur është thënë;

Mos pyet për personin në fjalë por shiko kë ai shoqëron

Gjithsecili shoku shokun pason

Nëse je në mesin e një populli qëndro me të mirët

E mos shoqëro të ulëtin e të pësosh keqësim me të këqijtë

  • I pasqyrojnë atij të metat që ai t’i përmirëson, ngase besimtari është pasqyrë e besimtarit, nëse sheh tek ai gjë që nuk i pëlqen, e drejton dhe e forcon, e ndihmon, dhe e ruan në mosprezencë dhe kur ai është prezent.
  • Të mirët të njohtojnë me të tjerë, që janë po si ata, e kështu që njeriu përfiton edhe prej tyre.
  • Ndalojnë shoqëruesin nga mëkatet, ruajnë kohën e tij, dhe e plotësojnë me gjëra të dobishme.
  • Shikimi i të mirëve të përkujton Allahun, nëse kjo arrihet vetëm nga shikimi, e si është me ata që shoqërohen dhe ulen me të mirët.?
  • Të mirët janë zbukurim dhe dashamirë në gjendje rehatie, janë ndihmëtarë në sprova, dhe furnizim pas vdekjes me lutjet e tyre për shokun e tyre.
  • Ndeja me ta është shkak i përfitimit të dashurisë së Allahut, në hadith qëndron: “U është bërë obligim dashuria Ime atyre që duhen dhe shoqërohen për Mua.”[2]
  1. Tërhejqa e vërejtjes nga të ulurit me të këqijtë, që prej dëmëve të tyre janë:
  • Ngase ai mund që të fut dyshime rreth besimit të shëndoshë, e ta largon nga ai, siç është halli i banorëve të zjarrit: “dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok (mohues), i cili thoshte: “Vallë edhe ti je nga ata që besojnë, që kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, me të vërtetë do të japim llogari?.” Safat, 51-53.

Andaj, shiko vdekjen e Ebu Talibit në mosbesim si shkak i shoqërisë të cilët i thanë atij: A dëshiron ta braktisësh fenë e AbdulMutalibit? Dhe vdiç si i tillë.

  • Shoku i keq e fton shokun e tij të vepron njejtë si ai, e të bie në mëkate e ndalesa, ngase personi i cili vepron të këqijat dëshiron që edhe të tjerët të pajtohen me të në ato vepra, dhe se shoqërimi me të të kujton mëkatin dhe të shpien drejt tij.
  • Ndikimi nga zakonet e këqija, sjelljet e pamoralshme.
  • Shoku i keq të njohton me shoqëri të keqe, që ndejave të tyre nuk u mungon përgojimi e bartja e fjalëve, dhe për këtë shkak privohet njeriu nga shoqërimi me të mirët, të cilët e ndërtojnë kohën e tyre me adhurim ndaj Allahut të Madhëruar dhe me përmendje të Tij.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

___________

[1] Buhariu 5534, Muslimi 2628.

[2] Imam Ahmedi në “Musned” 5/233 me numër, 1711, shejh Albani e ka vlerësuar sahih në “Sahih el Xhami” me numër 4331.

GJITHASHTU NË ALBISLAM