Kthimi i Musait, alejhi selam, në Egjipt
Musai, alejhi selam, së bashku me gruan e tij u drejtuan për në Egjipt, dhe gjatë udhëtimit ai e humbi rrugën. Ishte një natë e errët, u ndal në një luginë, ishte një kohë dimri me acar, plot me mjegull e errësirë, filloi të godet me strallë që ta ndez zjarrin, ashtu siç e kishte zakon, por nuk nxirrej asgjë, nuk dilte shkëndijë. Përderisa ai po provonte ashtu, kur në një anë të malit Tur u shfaq një zjarr, u gëzua shumë, i tregoi bashkëshortes atë që ai pa, kur u nis drejt zjarrit degjoi një thirrje: “Unë jam Allahu; s’ka zot tjetër përveç meje; andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua!.” Taha, 14.
Më pas i erdhi edhe thirrja e dytë, duke kërkuar prej tij që ta hudh shkopin që e përdorte gjatë udhëtimit, kur ai e hodhi atë, u shndërrua në gjarpër, duke lëvizur me shpejtësi, e duke u dridhur. Musai vetëm se filloi të ikte nga frika e kësaj ndodhie, pa mos u kthyer për të vrejtur, më pas i erdhi edhe thirrja e tretë duke kërkuar prej tij që të kthehej në vendin prej nga iku, për t’i treguar se nuk ka se për çfarë të frikohet, se është i sigurt me garancë nga Allahu. I erdhi edhe thirrja e katërt duke kërkuar prej tij që të fus dorën në teshën e tij, e ajo bëhet e bardhë, jo si shkak i sëmundjes apo ndonjë mangësie të tij, e qetësoi që të mos ketë frikë e të mos trishtohet, por ndodhej nën kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut.
Më pas i erdhi edhe thirrja tjetër nga Allahu i Lartësuar, i cili e begatoi me dy mrekulli, që të jenë argument për besnikërinë e asaj që erdhi me të, e të polemizojë me to Faraonin, dhe me ata që janë në rrugën dhe hallin e tij. Kjo thirrje përmbante edhe një urdhër për Musain, alejhi selam, që të shkon tek Faraoni, e ta fton atë që t’i nënshtrohet e t’i përulet Allahut, Zotit të botëve. Këtu Musai kujton armiqësinë që kishte me Faraonin. E tha: “O Zoti im, unë, me të vërtetë, e kam mbytur një njeri të tyre, prandaj frikoj se do të më mbysin..” Kasas, 33.
Musai, alejhi selam, iu përgjigj urdhërit të Allahut, e thirri vëllain e tij Harunin, që ta shoqëron atë në udhëtim, e të fton Faraonin në të vërtetën, e që të dy ta këshillojnë për besnikëri në adhurim ndaj Allahut.
Pasi që erdhën të dy tek Faraoni, dhe i kumtuan atij mesazhin hyjnor, ky i fundit mohoi thirrjen e tyre, dhe i refuzoi, saqë veproi edhe më shumë se kjo, informoi pasuesit dhe ndihmëtarët e tij se nuk ka zot tjetër pos tij! Populli i Faraonit këtë absurditet e përçartje e pranuan me heshtje, ashtu siç është halli i injorantëve e frikacakave.
POLEMIKAT E DISKUTIMET MES MUSAIT, ALEJHI SELAM, DHE FARAONIT E ITHTARËVE TË TIJ
Musai, alejhi selam, iu kundërpërgjigj Faraonit dhe pretendimeve të tija me fjalët: O Faraon! Zoti i jonë dhe i joti është Allahu Një, i Vetëm, i Cili i dha çdo krijese e çdo gjëje formën e saj, fizionominë me të cilën realizohet dobia e mirësia e tij, e më pas e udhëzoi për profesionin për të cilin e krijoi, i dhuroi mjetet e gjërat me të cilat realizohet ky profesion.
Faraoni i tha Musait, alejhi selam, në formë kërcënuese : “(Faraoni) tha: “A mos ti, o Musa, ke ardhur të na nxjerrësh nga toka jonë – me magjitë tuaja?” Dhe ne, do të sjellim ty një magji të ngjashme, e cakto në mes meje e teje takim.” Taha, 57-58.
Për një dyluftim, ku nuk do mungon askush në këtë takim, vendi jonë do jetë në mes të qytetit në mënyrë që gjithë banorët mund të marrin pjesë, që për së afërmi të mund të shikojnë rezultatet e kësaj sfide.
Musai, alejhi selam, pranoi idenë e Faraonit, dhe që të dy palët u pajtuan që takimi i tyre të jetë në ditë feste, kur njerëzit do jenë të lirë nga angazhimet e tyre, dhe prezenca e tyre të jetë më e madhe dhe më e lehtë. Faraoni u konsultua me parinë e tij, e ata e udhëzuan atë që të dërgon në secilin qytet që është ndër sundimin e tij, që të vijnë tek ai magjistarët, dhe kërkoi prej tyre që të përgatiten për këtë takim me Musain, për çfarë iu premtoi shpërblime të mëdha, dhurata maramendëse, pozita të larta, mbikqyrje dhe përkushtim të mirë, që ta mundin atë në takimin e caktuar.
Magjistarët, që të gjithë erdhën duke shpejtuar, – kështu është halli i pasuesve dhe atyre që presin shanse të tilla-, i thanë atij në formë pohuese dhe konfirmuese, që nënkupton se qëllimi i tyre i pari dhe i fundit është shpërblimi dhe dhurata: A do na japësh shpërblim të madh, nëse ne e mundim Musain? Faraoni u përgjigjet e u thotë: Po, për ju do të ketë shpërblim të madh, nëse ju e fitoni atë, dhe mbi gjithë këtë, ju me këtë fitore do jeni fitues të afërsisë sime, që do kujdeseni për sundimin tim.
Magjistarët u pajtuan me shpërblimin e madh, dhe pozitën që u premtohej. Erdhi dita e takimit, e që të gjithë u ndalën duke pritur çështjen e tiranit! Fjalën së pari e morri tirani, duke iu drejtuar Musait, alejhi selam, tha: “A nuk je ti, atë që ne e kemi edukuar në mesin tonë, në shtëpinë e shtretërit tonë, i kemi dhënë ushqim e veshmbathje, e kemi begatuar për shumë vite, e pas gjitha këtyre kjo bamirësi u ballafaqua me atë që ai mbyti një prej nesh, dhe mohoi mirësitë tona. Musai alejhi selam, iu përgjigj fjalëve të tiranit: “Unë nuk mohoj që kam kryer atë vrasje, por unë kam vepruar atë që kam vepruar para se të më nderon Allahu me shpallje, e të më ngarkoj me bartje të mesazhit të Tij, për më tepër, unë nuk e dija se me atë goditje do shkaktohej vdekje, por qëllimi im ishte që ta edukoj, e ta pengoj nga zullumi.”
Prej akuzave të cilat tirani i drejtonte për Musain, alejhi selam, dhe vëllain e tij Harunin -siç vepron çdo tiran- ishte një shpifje e vjetër dhe e re, kinse ata kështu do pengojnë thirrjen e Musait, sepse sipas atyre ai kishte ardhur me atë që ai predikonte që të merr kryesinë, e të merr sundimin që e kishin ata.
Në mejdanin e dyluftimit, Faraoni iu drejtua Musait, alejhi selam, me një vrazhdësi dhe i nevrikosur: Nëse ti mer për Zot dikë tjetër pos meje, do të burgos në burgje të errëta, e të bëj shembull për të tjerët, ky jam unë dhe metoda ime me secilin që më kundërshton, dhe rebelohet në dëgjueshmëri.
Musai, alejhi selam, nuk i kushtoi vëmendje këtij kërcënimi, por kërkoi nga Faraoni që të shpreh argumentet, faktet për vërtetësinë e pretendimeve të tija, e për rrugën e tij të drejtë. Magjistarët hodhën magjinë e tyre, për çfarë Kurani flet se ishte një magji shumë e madhe, që kishte befasuar gjithë të pranishmit, dhe kishte hipnotizuar sytë e tyre, pos që ky lloj i magjisë dhe efektet e saja shumë shpejt ranë, u mposhtën, e u larguan gjurmët e saja pasi që Musai hodhi armën e së vërtetës, me të cilën e kishte armatosur Zoti, kur Musai hodhi shkopin e tij, u bë një gjarpër i madh, trishtoi gjithë të pranishmit, solli dështimin e urryer për Faraonin dhe parinë e tij, kështu Musai i poshtëroi dhe i shkatërroi. Kur magjistarët e Faraonit panë atë që ndodhi, kuptuan se ajo me çfarë kishte ardhur Musai është e vërteta, i besuan atij, duke shprehur këtë besim me rënie në sexhde për Allahun, Zotin e botëve. Kështu që magjistarët u transferuan nga një sfidë deri në nënshtrim të plotë para goditjes të së vërtetës, të cilën nuk e mohon pos një mendjemadhi e inatçori.
Përkundër kësaj Faraonit dhe parisë së tij nuk iu zbutën zemrat nga ajo që panë, besimin e magjistarëve, e as që kuptuan –ngase sytë i kanë të verbër- veprimin imanor në zemrat e tyre, filloi që t’i kërcënon me vdekje të dhimbshme, e të shpif mbi ta se imani i tyre nuk ka burruar nga bindja, por ishte një hile me të cilën i mashtojnë njerëzit. Magjistarët dhanë një shembull të shkëlqyer për njerëzit e gjitha kohërave, për durimin në vështirësi, e për shpejtim për të hyrë në rrugën e drejtë.
Pasi që magjistarët dëshmuan të vërtetën para sye të tyre, nuk poseduan gjë tjetër pos që të shqiptojnë besimin në prani të gjithëve, u shndërruan nga një popull i cili pranonte urdhrat e Faraonit, e që lakmonte në pasurinë e madhe, duke kërkuar pozita të afërta, në një popull tjetër, të cilët braktisën dynjanë dhe përfitimet e saja, nuk e morrën për të madhe këcënimin, shqiptuan fjalën e vërtetë në fytyrën e të cilit u betoheshin, në krenarinë e tij, në një kohë shumë ta fërt.
Më pas pasi që Musai korri fitore mbi faraonin dhe parinë e tij, qëndroi një kohë duke e ftuar Faraonin dhe popullin e tij në adhurimin e Allahut, Një, të Lartësuarit, por –siç është edhe zakon i tiranëve, kriminelëve dhe kryelartëve- nuk hasi në njerëz që do e dëgjojnë thirrjen e tij, kështu që ai dhe pasuesit e tij u ballafaquan me dënime të ndryshme, derisa erdhi urdhëri i Allahut që të dalin nga Egjipti për në tokën e Shamit.
DALJA E MUSAIT NGA EGJIPIT
Pasi që erdhi urdhëri hyjnor Musai u përgatit që të del nga Egjipti, dhe u nis me popullin e tij -beni israilët- në drejtim të Shamit. Kur Faraoni kuptoi se Musai po dilte nga Egjipti me pasuesit e tij, tuboi ushtrinë, dhe shpejtoi në kërkim të Musait, dhe i arritën ata në bregdet, ku u nda deti para Musait dhe pasuesve të tij, u hap rruga drejt për të kaluar detin, e Faraoni i ndjeki me ushtrinë e tij që ti kap ata, pos që fuqia e Allahut është madhështore, hakmarrja e Tij për robërit besimtarë, pasi që hyri Faraoni në det, deti ra mbi të dhe që të gjithë u përmbysën. Kur Faraoni kuptoi se po fundoset, pohoi se Allahu është Zot i vërtetë, të cilit i erdhi përgjigjja e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë se koha i kishte kaluar, dhe se përfundimi që po e pret nuk ka ikje prej saj, dhe se do jetë shembull për zullumqarët, tiranët, mendjemëdhejtë, e kryelartit e tjerë.
Pasi që Allahu fundosi Faraonin, Musai së bashku me beni israilët shpëtuan, udhëtuan drejt Kudsit, ku atij i ndodhi një ngjarje me popullin e tij, të cilën do e shtjellojmë në një temë tjetër.
Burimi: albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli