EDUKATA GJATË NGRËNIES SË USHQIMIT

EDUKATA GJATË NGRËNIES SË USHQIMIT

0 3090

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 33 )

Edukata gjatë ngrënies së ushqimit; (Pjesa e parë)

1. Ngrënia e ushqimit hallall. Allahu na ka urdhëruar që të ushqehemi vetëm me ushqimin hallall. Ai, na ka ndaluar ngrënien e ushqimit haram, apo ngrënien e ushqimit me para të fituara me haram.

Allahu i madhëruar, thotë: O besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është mëshirues për ju.” (Nisa: 29 ).

2. Ngrënia e ushqimit nga parat e fituara me mundin personal.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: ” Davudi alejhi selam nuk ushqehej ndryshe pos me ushqimin që e fitonte duke punuar me duart e tij.” (Buhariu).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: ” Zekerijai alejhi ishte zdrukthtarë(punonte si zdrukthtarë).” (Muslimi).

Transmetohet nga Mikdadi, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë sesa ushqimin të cilin e ka ngrënë nga fitimi i duarve të tij(pra nga parat e fituara duke punuar vetë), i dërguari i Allahut, Davudi alejhi selam ushqehej nga ajo që kishte fituar me duart e tij.” (Buhariu).

3. Larja, pastrimi i duarve para ngrënies së ushqimit.

4. Ngrënia e ushqimit në tokë apo në sofër, një gjë e tillë është më afër thjeshtësisë dhe modestisë, ngase kështu vepronte edhe pejgamberi alejhi selam, ashtu siç transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu.(Buhariu).

5. Ulja në sofër në mënyrë të mirë, psh. ulja në gjunjë, njëra nga mënyrat e uljes Pejgamberit, alejhi selam, ishte edhe kjo që u cekë. (Ebu Davudi nga hadithi i Abdullah Ibën Beshirit radijAllahu anu).

6. Pëlqehet që mos të hahet ushqimi duke qenë i mbështetur në ndonjë gjë.

Transmetohet nga Ebi Xhuhejfe radijAllahu anhu se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Nuk e ha ushqimin duke qenë i mbështetur në ndonjë gjë.” (Buhariu).

7. Ngrënia e ushqimit vetëm duke qenë i uritur. Nëse e thërret dikush për ngrënien e ushqimit, atëherë nëse është i ngopur nuk duhet të hajë ushqim fare, apo le të hajë vetëm pak, aq sa për t’iu përgjigjur ftesës së thirrësit.

Vazhdon….

Dr. Mustafa Murad Profesor i fakultetit të Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM