SHKAQET QË PENGOJNË TË JESH I LUMTUR (1)

SHKAQET QË PENGOJNË TË JESH I LUMTUR (1)

0 4935

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 35 )

Shkaqet që nuk lejojnë të jesh i lumtur (pjesa e parë):

  1. Mosbesimi (Kufri): Allahu i Madhëruar, thotë: “Ka disa prej tyre që të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, për të mos e kuptuar atë, e në veshët e tyre shurdhimin. Edhe nëse e shohin çdo ajet, ata nuk besojnë në to. E, kur të vijnë te ti për të polemizuar me ty, thonë ata që nuk besojnë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë!” ( El En’am: 25 ).

Atë që Allahu don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamizëm, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.” (El En’am: 125 ).

  1. Veprimi i mëkateve të shumta.
  2. Smira (hasedi): Allahu, xhele ue ala, thotë: “… dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!” (El Felek: 5 ).

Mos (vallë) u kanë zili njerëzve, në ato që ua ka dhuruar Allahu nga të mirat e veta? (En Nisa: 54 )

Pra, puna e hasedit është çështje e rrezikshme dhe duhet kushtuar vëmendje të veçant, ngase Allahu xhele ue ala, na ka urdhëruar të kërkojmë mbrojtje nga sherri (dëmi) i hasedit dhe hasedgjive.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Mos e xhelozoni njëri tjetrin, mos e urreni njëri tjetrin….” (Buhariu: 5/2253-2256(5717), Muslimi: 4/1982-1986(2558).

  1. Mosmbjellja e urrejtjes dhe mendimimit të keq në zemër për vëllezërit besimtarë.

Allahu i madhëruar, thotë: “Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!” (El Hashër: 10 ).

Na, nga krahërori i tyre do të zhgulim çdo urrejtje.” (El A’raf: 43 ).

Pra, Allahu i përshkruan besimtarët e sinqertë se ata i luten Allahut që Ai t’i ruanë ata nga urrejtja dhe mendimi i keq për vëllezëritë e tyre besimtarë. Mendimi i keq dhe urrejtja e besimtarëve është një nga pengesat kryesore të të mosqenit i lumtur.

  1. Gjërat dehëse, pijet, etj: Shumë prej njerëzve mendojnë se lumturia e vërtetë qëndron tek alkooli, hashishi, droga, pirja e duhanit, etj. E, që e vërteta qëndron se këto gjëra shkatrrojnë lumturinë e vërtetë në dunja dhe në ahiret.
  2. Lidhja e zemrës me dikë tjetër pos lidhjes së saj me Allahun: Sa e sa njeri ka mbytur vetveten, si pasojë së e ka lidhur zemrën e tij me njerëzit. Sa e sa pasoja negative ka sjellë një gjë e tillë në shoqëritë tona islame.
  3. Mendjemadhësia: Mendjemadhi gjithnjë jeton jetë të zymtë, atë nuk e duan njerëzit dhe ështê krijesa më e urryer në shoqëri.
  4. Padrejtësia, zullumi ndaj krijesave të Allahut: Njashtu, njeri më i urryer tek krijesat e Allahut, është njeriu zullumqarë dhe i padrejtë.

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM