RRUGA E EHLU SUNETIT NË KUPTIMIN E EMRAVE DHE CILËSIVE TË ALLAHUT

RRUGA E EHLU SUNETIT NË KUPTIMIN E EMRAVE DHE CILËSIVE TË ALLAHUT

0 3460

Vërtetë, rruga e ehli sunetit rreth kapitullit të emrave dhe cilësive të Allahut, po edhe të fesë në tërësi, është një rrugë e drejtë, për arsye se ajo ngritet mbi madhërimin e citateve sheriatike, dhe mbi përkushtim ndaj asaj që ka ardhur në Libër (Kuran) dhe Sunet, pa mos shtuar apo pakuar në të. Kështu, ata besojnë në atë çfarë ceket në ato dyja prej emrave dhe cilësive të Zotit, dhe i shpjegojnë ashtu siç kanë ardhur, i konfirmojnë ashtu siç janë përmendur, nuk ndryshojnë fjalët nga vendi i tyre, nuk ngjasojnë asgjë prej tyre me diç nga cilësitë e krijesave, sepse Ai –i Lartmadhëruari- nuk ka të ngjashëm, nuk ka rival, nuk ka ortak, e as që ngjasohet me krijesat e Tija. Ata besojnë se të dërguarit e tij të cilët rrëfyen për cilësitë e Tija, janë njerëzit më besni, që thonë të vërtetën, fjalët e tyre janë shpallje nga Allahu, dhe profesioni i tyre është kumtimi i mesazhit të Allahut, përdallim nga ata që thonë për Allahun atë që nuk e dinë, me atë që u mbushen mendjet e mangëta, e logjika e tyre e dobët, e ndoshta edhe brendësia e tyre e prishur.

Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata! |Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët, dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë!” Safat, 180-182.

Ai e Lartësoi veten nga ajo që i përshrkuan kundërshtarët e të dërguarve, qoi selame mbi të dërguarit, për arsye të fjalëve të shëndosha nga mangësia dhe e meta, që ata i thanë ata. Më pas e lavdëroi Veten për Njëshmërinë e Tij në cilësitë për të cilat meriton falënderim absolut.

Kjo është rruga edhe e atyre që ecën pas gjurmëve të tyre, pohojnë atë që i dërguari i Allahut pohoi për Allahun, prej cilësive të përsosura dhe virtyteve fisnike, sikur që është; biseda e Tij me robërit e Tij, dashuria e Tij për ta, mëshira e Tij mbi ta, ngritja e Tij mbi ta, qëndrimi i Tij mbi arsh, hidhërimi i Tij ndaj armiqve të Tij, si dhe cilësitë tjera. Ata i besuan gjithë atyre, i pranuan ato ashtu siç kan ardhur duke mos trajtuar  formën, apo të kenë bindjen e ngjasimit e shëmbëllimit, apo të ndryshimit të kuptimit që shpien në mohimin e cilësive të Zotit të gjithësisë.

Por, këtë ua mundëson suneti profetik dhe rruga e vërtetë, nuk e tejkalojnë atë e të dalin në devijime të shpikura e teke të refuzuara, me këtë ata arritën pozita të larta, e grada të lavdëruara që në këtë botë dhe në botën tjetër, metoda e tyre është më e qartë se që mund të jetë, rruga e tyre është më e drejtë, udhëzimi i tyre është më i përkryer, bile kjo është e vërteta që nuk ka tjetër, dhe është udhëzim pas të cilit nuk ka gjë tjetër pos devijim.

Metodologjia e tyre në këtë temë është e ngritur mbi dy baza madhështore dhe dy themele të forta, ato janë:

– Pohim pa ngjasim .

– Mënjanim e jo mohim .

Ata nuk i ngjasojnë cilësitë e Allahut me ato të krijesave, njashtu sikur që nuk ngjasojnë qenien e Allahut me atë të krijesave, e as që i mohojnë Atij cilësitë e përsosura e virtytet fisnike të vërtetuara më Kuran dhe sunet. Ata kanë bindjes se nuk ka të ngjashëm me Allahun, dhe se Ai është i Cili dëgjon dhe sheh. Ky besim llogaritet bazë prej bazave të imanit dhe themel, pa të cilin nuk llogaritet me iman personi që nuk beson në të. Kush refuzon gjë prej emrave dhe cilësive të Allahut, i mohon dhe i përgënjeshtron, ai nuk është besimtar, njashtu edhe ai i cili përshkruan mënyrën e funskionimit, apo i ngjason me cilësitë e krijesave. I lartësuar qoftë Allahu nga ata që i përshkruajn zullumqarët.

Nuajm ibn Hamad, Allahu e mëshirfotë, ka thënë: “Kush ngjason Allahun me diç prej krijesave të Tija ka bërë kufër, kush mohon atë me çfarë Allahu cilësoi Veten ka bërë kufër, ngase nuk ka ngjasim në atë që Allahu e cilësoi Veten, apo e përshkroi Atë i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi ve selem.”

Imam Ahemdi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahun nuk përshkrohet ndryshe, vetëm se ashtu siç Ai përshkroi Veten, apo e përshkroi i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk dilet jashta Kuranit dhe Sunetit.”

Ibn Andul Berr, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Në besimin e emrave dhe cilësive të Allahut nuk ka gjë tjetër pos asaj që ka ardhur në formë citati në Librin e Allahut dhe ajo që është vërtetuar nga i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, apo umeti është unanim në të, dhe atë që është transmetuar në formë individuale, tërë kësaj e të tjerave, duhet t’i nënshtrohemi e të mos polemizojmë në to.”

Dhunti e madhe e Allahut është për robin kur të ndjek metodologjinë e drejtë e cila bazohet në Librin e Allahut të Madhëruar dhe sunetin e të dërguarit të tij, sal-Allahu alejhi ve selem, larg çdo shtrembërrimi të devijuarve, por ata ecën në rrugën e vetme, e nuk patën kundërshtime në asnjë çështje të vetme prej çështjeve të emrave, cilësive e veprave të Allahut, që të gjithë i pohojnë ato ashtu siç janë thënë në Kuran dhe sunet, një thënie e vetme, që nga i pari i tyre e deri tek i fundit, ata nuk e emërtuan si te’vil, e as që ndryshuan vendet e fjalëve, as nuk mohuan diç prej tyre, e as që sollën për to shembuj, por i pranuan me nënshtrim, i pranuan me besim dhe madhërrim, këtë çështje ata e konsideruar si një çështje të vetme, me gojë të tyre ata thonë: “Nga Allahu erdhi porosia, i dërguari atë  e kumtoi, dhe ne asaj iu nënshtruam.”

Kjo pajtueshmëri në të cilën janë ehlu suneti gjatë historisë së kaluar, konsiderohet nga faktet më të qarta për metodologjinë e tyre të shëndoshë, dhe rrugën e tyre të drejtë.

Për këtë, Ebu El Midhfer Sem’ani, Allahu e mëshirfotë, ka thënë: “Gjë që aludon se ehlu suneti janë në hak, është se ti nëse lexon librat e shkruara, që nga libri i parë e deri tek i fundit, ato të vjetrat e tek më të rejat, edhe pse dallojnë për nga vendi, koha, distanca e tyre, ata në shpjegimin e besimit janë të një ritmi e të një modeli, ecin në një rrugë, pa mos u larguar e as mënjanuar nga ajo, zemrat e tyre rreth saj janë si një zemër, nuk do gjesh asnjë kundërshtim, e grupim në diç prej saj, edhe nëse është një gjë e vogël, saqë nëse i tubon gjitha gojëthanat e tyre, dhe atë që ata transmetonin nga të parët, do gjesh sikur të ishin të nxjerrura nga një zemër e vetme, të thëna nga një gjuhë, vallë e vërteta a ka argument më të madh se kjo, Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk e meditojnë ata Kur’anin! Sikur ai mos të ishte prej Perëndisë, do të gjenin në të shumë kontradiksione.” Nisa, 82.

Dhe të gjithë ju mbahuni fortë për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u shpartalloni. Dhe kujtonie dhuntinë e Allahut (që u është dhënë) juve; kur ishit në armiqësi, e u japtoi zemrat tuaja e në saje të dhuntisë së Tij u bëtë vëllezër.” Ali Imran, 103.

Por, nëse shikon ithtarët e bidatit, i sheh të ndarë në grupe e parti, saqë nuk mund të gjesh dy vetë në një metodologji të besimit, gjithë ata, gjykojnë për njëri tjetrin se janë shpikës, saqë arrin gjendja edhe në shpallje si mosbesimtar, ku i biri i thotë prindit jobesimtar, vëllau vëllait, fqiu fqinjit, etj, i sheh çdoherë në grindje, hidhërrim, mospajtim, jeta u kalon, e fjalët e tyre nuk pajtohen.”

Ka thënë: “Shkaku i pajtimit të hadithologëve ishte se ata morrën fenë nga Kurani e suneti, me anë të transmetimit, e kjo pajtueshmëri u solli atyre bashkim, ndërsa ithtarët e bidatit e morrën fenë sipas mendjeve të tyre, gjë që u solli atyre divergjenca e përçarje. Ngase, transmetimi, përcjellja nga njerëzit e besueshëm, të profesioanalizuar, ndodh pak që të kenë kundërshtime, qoftë ai kundërshtim për ndonjë shprehje, apo fjali, pos që ky kundërshtim nuk e dëmton fenë e as që konsiderohet i shëmtuar, ndërsa, mendimet, idetë, pohimet, nodh pak që të jenë të pajtueshme, padyshim që mendja e çdonjërit, ideja, perceptimi i tij shfaq diç tjetër nga ajo që e shfaq tjetri.”

Të gabuarit në Emrat e Cilësitë Zotit të Lartësuar nuk është si çdo gabim tjetër, obligim i çdo muslimani është t’i përmbahet metodologjisë së ehlu sunetit dhe xhematit, të ndjek rrugën e tyre, ngase ata janë në të vërtetën e qartë, ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: “Kush prej jush dëshiron të merr për shembëlltyrë, le t’i merr ata që kanë vdekur, ngase të gjallit nuk i garantohet fitneja, ata janë shokët e Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, ata –betohem në Allahun- ishin më të mirët e këtij umeti, më zemër mirët, më të thelluar në dije, më real, Allahu i zgjodhi që të jenë shoqërues të profetit të Tij, e të ngrisin fenë, andaj njihni vlerat e tyre, ndiqni hapat e tyre, kapuni për aq sa keni mundësi sjelljeve dhe fetarizmit të tyre, se ata me të vërtetë ishin në udhëzim të drejtë.”

Pra, këta janë zotërijtë e kësaj çështjeje, e që vijojnë pas tyre ndjekësit (tabiinët).

Allahu na furnizoftë pasim të mirë, vepra të mira, Ai vërtetë është që Dëgjon dhe Përgjigjet.

Autor: Abdurrezak Bedr

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM