KËRKO MBROJTJE NGA KATËR GJËRA

KËRKO MBROJTJE NGA KATËR GJËRA

0 6746

Robër të Allahut, keni dro Allahun, veproni shkaqet që ju sjellin shpëtim e lumturi, dhe dijeni se nuk ka shpëtim nga gjërat që i urreni pos se me kthim tek Allahu, para se gjithash, e më pas plotësimin e atyre shkaqeve.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na ka udhëzuar në diç të tillë, që ka të bëjë me dëmet më të mëdha në dynja e në ahiret, e ka thënë: “Kur ndokush prej jush është në teshehud (gjatë namazit) le të kërkon mbrojtje nga Allahu prej katër gjërave; le të thotë: O Allahu im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe vdekjes, dhe nga sprova e keqe e Mesihut Dexhall.”

Që nënkupton, kur njeriu të përfundon tshehudin e fundit në namaz para selamit, le ta thotë këtë.

Andaj, një musliman duhet që të shpeshton këtë lutje, për arsye që ngërthen kërkimin e mbrojtjes nga të këqijat që shumë pak prej njerëzve shpëtojnë prej tyre.

Istiadhe është t’i kthehesh Allahut, vetëm Atij t’i mbështetesh nga çdo e keqe e të këqijve. Cili është sherri më i madh?

E para: Xhehenemi.

Është emërtuar me këtë emër për shkak nxehtësisë së madhe, errësirës, gjerësisë dhe thellësisë që ka, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, një ditë ishte ulur me shokët e tij, dëgjoi një zë, e tha: A dini se çështë kjo? Thanë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë! Tha: Është një gurë që është hudhur në zjarr që shtatëdhjet vjeshta.”

Allahu i Madhëruar ka përmendur në Librin e Tij dhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në sunetin e tij, përshkrimin e dënimit të zjarrit, ndëshkimin e rëndë që ndodh aty, nga i cili përshkrim dridhen zemrat, rrënqethet lëkura, për ata që kanë zemër, dëgjojnë dhe marrin mësim.

Kërkimi i mbrojtjes nga dënimi i zjarrit përfshin dy gjëra: Shpëtimi nga hyrja në zjarr, dhe shpëtimi nga rrugët që shpiejnë hyrjen në zjarr. Për atë, istiadheja nënkupton thënien: O Allahu im! Më shpëto nga zjarri, dhe nga veprat me të cilat meritohet hyrja në zjarr.

E dyta: Dënimi i varrit.

Dënimi i varrit është realitet i vërtetë, të besuarit në të është nga gjashtë bazat e imanit, për të cilat  kush nuk beson në njërën prej tyre nuk llogaritet besimtar, edhe poqëse falet e agjëron, e pretendon se është besimtar.

Varri është stacioni i parë i ahiretit, mund të jetë një kopsht prej kopshteve të xhenetit, ose një skëterrë e xhehenemit.

Kërkimi i mbrojtjes nga dënimi i varrit përfshin dy gjëra: Shpëtimi nga dënimi i varrit dhe shpëtimi nga mëkatet për të cilat dënohet njeriu në varr.

E treta: Sprova e jetës dhe e vdekjes.

Allahu ka krijuar njerëzit dhe xhinët që t’i sprovojë se kush prej tyre është më vepër mirë.

Sprovat e jetës janë ato që i shfaqen njeriut prej dyshimeve të cilat dëmtojnë besimin e tij, dhe e pengojnë atë nga feja e vërtetë, sprovat epshore të cilat dëmtojnë moralin dhe janë shkak i rënies në mëkate e punë të liga.

Sprova e vdekjes është agonia e vdekjes, gjërat me të cilat ballafaqohet njeriu para se ta braktis këtë botë, ngase shejtani nuk lodhet aspak në devijimin njerëzve, e as që e kaplon plogështia, deri në çastete e fundit.

E prej sprovave më të rënda që kanë të bëjnë me këtë është përfundimi, gjëja më e rëndë për të mirët, për arsye se veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre.

E katërta: Ka të bëjë me fitnen e Mesihut Dexhal. Një prej sprovave më të rënda me të cilat ballafaqohen banorët e tokës, për atë çdo i dërguar ka tërhequr vërejtjen popullit të tij për të, por Allahu vendosi që dalja e tij të jetë në këtë umet, në kohën e fundit të kësaj bote.

Është quajtuar Mesih, që ka kuptimin i fshirë, për arsye se ka syrin e djathtë të ndrydhur, ndërsa Dexhal për shkak mashtrimeve e gënjeshtrave me të cilat ai vije dhe i sprovon njerëzit, për çfarë shumë prej tyre do e pasojnë, posaqërisht çifutët dhe gjinia femërore, mes syve të tij do ketë të shënuar Kafir (Jobesimtar),  nuk do mund ta lexon atë askush pos besimtarit, i lajmëruar nga Allahu dhe i dërguari i Tij, qoftë edhe nëse është analfabet.

Ai do del nga qyteti Asfahan, qytet në mes të Iranit, të cilin do e mbyt Isau, i biri i Merjemes, alejhi selam.

Nuk shpëton nga sprova e Dexhallit askush pos ai që Allahu e ruan, dhe i kryen parakushtet për t’u mbrojtur nga kjo sprovë, prej tyre janë: Besimi në Allahun dhe të dërguarin e Tij, si dhe përkushtimi i përsëritjes së kësaj lutje.

Duhet që një musliman t’i përmbahet kësaj lutjeje, ta thotë gjatë gjitha namazeve farze e atyre nafile, e t’ua mëson anëtarëve të familjes.

O Allah kërkojmë mbrojtjen Tënde nga dënimi i xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Mesihut Dexhall.

Ahmed ibn Muhamed el Atik

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM