A lejohet që të therë një kafshë me qëllim të therjes për Bajram dhe për akika?

A lejohet që të therë një kafshë me qëllim të therjes për Bajram dhe për akika?

0 2103

Pyetja: A është e lejueshme që të therë një kafshë me qëllim të therjes për Bajram dhe për akika?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nëse bashkohet mes kurbanit për Bajram dhe akikas, dhe personi dëshiron të ther akika për fëmijën e tij në ditën e Kurban Bajramit, ose gjatë ditëve të Teshrikut, në këtë rast a vlen kurbani i njejtë edhe për akika?

Fukahatë rreth kësaj çështje kanë dy mendime:

Mendimi i parë është se kurbani i therur për Bajram nuk vlen edhe për akika. Ky është mendimi i Imam Malikut dhe Imam Shafiut, dhe është transmetuar nga Imam Ahmedi në një prej transmetimeve.

Argumentet e atyre që kanë këtë mendim janë; se – si akika dhe ud’hija – duhet të bëhet nijeti për secilën prej tyre, kështu që nuk mund të llogaritet njëra për tjetrën. Dhe për shkak se secili prej tyre është bërë për një arsye të ndryshme, kështu që njëri prej tyre nuk mund të llogariten si tjetri, ashtu si kurbani i therur nga haxhiu me haxh temetu’ dhe kurbani i therur për shpagim.

Hejthemiu në “Tuhfat al-Muhtxhj Sherh el-Minhaxh” (9/371) thotë: Kuptimi i dukshëm i fjalëve të dijetarëve tanë është se në qoftë se një person ka për qëllim të ther një kurban si dy; ud’hije dhe akika, ajo plotëson vetëm njërën prej tyre. Kjo është e qartë, sepse secili prej tyre është një sunet që është synuar të veprohet.

Mendimi i dytë është se ud’hijah mund të llogaritet edhe për akika. Kjo është transmetuar në një thënie tjetër nga Imam Ahmedi, dhe është mendimi i medh’hebit Hanefi. Ky është gjithashtu mendimi i Hasan el-Basriut, Muhammed ibn Sirinit dhe Katades, Allahu i mëshiroftë.

Argumentet e atyre që kanë këtë mendim janë; qëllimi i tyre (therjes së kurbanave) është afrimi më afër Allahut duke ofruar një flijim, kështu që ai mund të përfshin edhe tjetrin.

Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë, ka transmetuar në “el-Musanef” (5/534) se Hasani ka thënë: Në qoftë se ata therin për Kurban Bajram një kafshë për fëmijën, kjo vlen edhe akika për të.

Është transmetuar nga Hishami dhe Ibn Sirini se kanë thënë: Kurbani i Bajramit mund të llogaritet si akika.

Al-Behuti,Allahu e mëshiroftë, në “Sherh Munteha el-Iradat” (1/617) ka thënë: Nëse akika dhe ud’hijah përkojnë, që dita e shtatë ose një ditë tjetër përputhet me ditët e kurban Bajramit, akika në këtë rast mund të llogaritet si ud’hijeh, ose në qoftë se ai ther kurban për Bajram vlen edhe për akika. Njejtë sikur në qoftë se dita e Bajramit bie në ditë të xhuma, dhe ai merr gusël për njërën prej tyre.

Ai, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu në “el-Kashaf el Kana’a” (3/30) ka thënë: Nëse akika dhe ud’hijah qëllojnë në një kohë, dhe me këtë ai ka për qëllim therjen e kafshës për të dyjat, ajo vlen për të dyjat, dhe kjo është deklaruar nga Imam Ahmedi.

Këtë mendim e përmban edhe Shejh Muhamed Ibn Ibrahimi, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Për në fund themi: Në qoftë se ai ther kurba edhe për Bajram, për çfarë ai edhe ka bërë nijet, kjo mjafton edhe për akika. Fetava Shejh Muhamed ibn Ibrahim (6/159).

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM