POZITA E VEPRAVE PREJ IMANIT

POZITA E VEPRAVE PREJ IMANIT

0 1342

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë, ose gjashtëdhjetë e ca pjesë, më a larta është fjala; La ilahe il Allah (Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut), e më e ulta është të largosh një pengesë nga rruga, edhe turpi është një pjesë e imanit.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Me këtë hadith deshi i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, që të jep një perceptim të përgjithshëm të imanit, se imani ka disa shtylla e ligje, se imani përfshin vepra të mira të zemrës, vepra të gjymtyrës dhe fjalë. Përmendi gradën më të lartë të imanit që është teuhidi, dhe gradën më të ultë, që shumë njerëz nuk i japin rëndësi se është një prej veprave të mira, sikur që ëshë largimi i një pengese prej rrugës. Më pas përmendi turpin për të aluduar në atë se çfarë ka mes këtyre dy prej veprave të mira, që të gjitha bëjnë pjesë në iman.

Dobi të hadithit

  1. Imani definohet me të gjitha ritet fetare, qoftë ato vepra me zemër, me gjymtyrë apo me gjuhë.
  2. Prej riteve e farzeve më të larta të imanit, është fjala La ilahe il Allah, me sinqeritet dhe bindje.
  3. Se “largimi i pengesës nga rruga” e njerëzve është prej imanit.
  4. Se “turpi” është prej imanit, është moral që e pengon njeriun të veprojë punë të liga e të këqija.
  5. Pozitat e ndryshme të veprave prej imanit, prej tyre ka që janë më së larti në grada të imanit, e prej tyre që janë në gradë më të ulët, e tjera që janë mes tyre.
  6. Vlera e dëshmisë së teuhidit, dhe se është pjesë e vyeshme e imanit.
  7. Se veprat janë pjesë e nocionit iman, dhe kuptimit të realt të imanit.

HADITHI I TETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM