ÇDO GJË FUNKSIONON ME LEJEN DHE DËSHIRËN E ALLAHUT

ÇDO GJË FUNKSIONON ME LEJEN DHE DËSHIRËN E ALLAHUT

0 1903

Zejd ibn Halid Xhuheniu, Allahu qoftë i kënaqur, përcjell dhe thotë: Na e fali i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, namazin e sabahut në Hudejbije, pas një nate plot me shi, pasi që përfundoi namazin u kthye kah njerëzit dhe tha: “A e dini se çfarë thotë Zoti juaj? Thanë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë. Tha: Allahu thotë: “Prej robërve të Mi disa janë zgjuar si besimtarë e disa si jobesimtarë, cilido që tha se ra shiu (si shenjë) e mirësisë dhe mëshirës së Allahut, ai është besimtar në Mua dhe mohues i yjeve; e kush thotë se shiu ra nga ky e ky yll, ai më ka mohuar Mua dhe ka besuar yjet.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, shfrytëzoi çdo rast që të mbjell në zemra kuptime imanore, e vlera të besimit, të përmirëson çdo pasqyrim të gabuar, e të jep vërejtje për çdo fjali që mund të përmban kuptim të gabuar apo të aludon në besim të kotë.

Në këtë hadith, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, shëron disa trashigime të injorancës prej besimeve të kota të cilat ishin tek ta, sikur thënia se shiu zbret për shkak zbritjes e zhdukjes së yllit. Ndoshta muslimanët e kanë thënë këtë fjalë të injorancës pa pasur për qëllim kuptimin e saj, e i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ua tërhoqi vërejtjen për rrezikun e këtyre fjalëve që bartin kuptime të gabuara, e u sqaroi atyre se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, dhe Ai është i Cili zbret shiun, si pasojë e mirësisë dhe mëshirës së Tij, dhe se çfarë flitet në gjuhët e njerëzve duke përcaktuar shkakun e zbritjes së shiut tek yjet gjatë rënies apo paraqitjes së tyre, është thënie jo e saktë, ngase yjet e planetët nuk kanë të bjënë me të, por është mirësi dhe mëshirë nga Allahu, begaton me të kë Ai do prej robërve të Tij.

Dobi nga hadithi

  1. Ndalimi i referimit të shiut tek yjet e planetet.
  2. Kush pretendon se shkaqet normale janë vetëvepruese është jobesimtar.
  3. Gjithçka lëviz me lejen dhe dëshirën e Allahut.
  4. Kufri arrihet edhe me fjalë të kufrit, sikurse me bindje të kufrit.
  5. Obligueshmëria e atribuimit të mirësisë Allahut të Madhëruar.
  6. Allahu cilësohet me mirësi dhe mëshirë.
  7. Prej cilësive të Allahut është të folurit.

HADITHI I TETËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM